E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brunela Trebcka: “Jeta ime me Kosten dhe humbja e tij”

Bashkëshortja e Kosta Trebickës vendos të flasë. “Kosta diskutonte me mua çdo gjë që lidhej me familjen dhe aktivitetin e tij”. “Im shoq mendonte se është detyra e çdo qytetari të denoncojë padrejtësitë dhe aferat abuzive”

Luan Kondi

Shtëpia e tyre është ajo që kanë parë nga larg kamerat e thuajse të gjitha televizioneve. Vila e bukur është ndërtuar në një vend po aq të qetë sa dhe vetë natyra e familjes Trebicka. Vendi quhet “Vilat gjermane”, sepse të parat vila janë konceptuar sipas stilit gjerman dhe thuajse janë realizuar nga specialistë të asaj ane. Teksa qëndroja përballë me derën e hekurt, e cila ka qenë aty dhe përpara ngjarjes së dhimbshme ku humbi jetën i zoti i kësaj shtëpie, i ndjeri Kosta Trebicka, në mendje më vinin shumë pyetje, po ashtu edhe më shuheshin shpejt. Derën e hapi roja i shtëpisë, që sipas raportimit të mediave, është njëkohësisht edhe mik i familjes. Një qen spark (pullash) vërtitet në këmbët e mia e madje më detyroi ta përkëdhelja. Aty mësova se ishte Xhina, qeni që kishte marrë me vete në atë udhëtim të tijin të fundit për në zonën e gjahut, në zonën e Voskopojës. Shtëpia ishte e mobiluar me shije, por dukej sikur asgjë nuk të hynte në sy kur shikoje që në një kënd të shtëpisë, poshtë një fotografie të madhe të Kosta Trebickës, vazhdonin të qëndronin të ndezur disa qirinj. Edhe pse në kulmin e mërzisë, zonja Trebicka dhe të afërmit e saj dinin të respektonin. Edhe në ato kushte të një imazhi të gjithanshëm për Kostën, mundëm të komunikonim fare normalisht, ashtu si do të kishte bërë edhe Kosta, që ata që e njihnin e dinë më mirë se kushdo këtë. Zonja Trebicka është e heshtur, aq shumë sa dhe dhimbja e saj. Megjithatë, ajo është fisnike dhe di si të të presë pavarësisht fatkeqësisë që i ka ndodhur. “Kështu mund ta ruaj përjetë kujtimin e Kostës”, - thotë ajo duke bërë atë që ai e çmonte më shumë se çdo gjë, mikpritjen. Sapo kanë kaluar 40 ditë nga humbja e të shoqit, ndaj dhe zonja Brunela ka vendosur që të flasë për herë të parë në jetën e saj në një media. Nuk të kufizon në pyetje, madje e ka thuajse gati përgjigjen për momentet e paharrueshme të jetës së saj me Kostën, njeriun që sipas saj e ka bërë të lumtur, pasi ëndrra e saj për të pasur një familje dhe një punë i ishte bërë realitet pikërisht nga ai njeri. Si e ka njohur Kostën dhe si u dashurua me të. Pse familja ishte gjëja më e çmuar në jetën e saj dhe si do ta ruajë në kujtesë bashkëshortin Kosta. Si e mori vesh lajmin dhe çfarë ndjeu në atë moment. Situata që u krijua kur duhet t’ia thoshte lajmin më të hidhur të birit, Xhoit, dhe pse ai nuk priti të dëgjonte gjatë historinë për humbjen e të atit. Përse nuk kishte folur asnjëherë në media dhe si i përcakton ajo raportet e tyre. Si mbërriti lajmi në Amerikë dhe çfarë i kujtohet nga 12 shtatori. Cilat janë bizneset e Kostës dhe çfarë do të bëjë ajo me to. Përse Kosta do të mbetet përjetësisht në kujtesën e saj.

Është folur shumë për bashkëshortin tuaj, sidomos pasi ai mori guximin të denonconte në media një aferë korruptive, por në fakt dihet pak për familjen Trebicka. Si do ta përshkruanit familjen tuaj?

Familjen time? Si çdo familje tjetër shqiptare. Me pak fjalë, është një familje e thjeshtë dhe komplekse gjithashtu.

Nëse kthehemi prapa në kohë, cili ka qenë bashkëshorti juaj thjesht në aspektin shoqëror dhe familjar?

Duhen shumë fjalë për të të kthyer përgjigje, por po ju them vetëm se Kosta ishte një njeri i dashur, i komunikueshëm, i hapur dhe i çiltër, i qeshur me të gjithë. Një baba i përkryer, një burrë i mrekullueshëm, një vëlla i dhembshur, një mik dhe një shok ideal.

Në fakt ju flisni për herë të parë në media dhe për shumë njerëz që e kanë ndjekur me vëmendje ngjarjen tragjike të 12 shtatorit mbeteni e panjohur. Madje keni qenë e rezervuar në të gjitha raste që kolegët e mi ju janë drejtuar qoftë për të marrë edhe një prononcim. Mendoj se publiku është i interesuar të dijë se kush është Brunela Trebicka si grua, bashkëshorte dhe si nënë. Pra, nga ç’familje rrjedh ajo?

Unë jam një grua që e dua dhe mundohem të bëj më të mirën për familjen time si dhe një nënë që ashtu si gjithë të tjerat këtu tek ne, kujdesem shumë për djalin tim. Unë kam ëndërruar të kem një familje dhe një punë që më pëlqen. Këto gjëra të dëshiruara i arrita. Gjithmonë kam menduar që jam me fat për 2 familjet e mia, atë ku u rrita së bashku me motrat e mia dhe të dytën, që më dhuroi Kosta dhe im bir.

Zonja Trebicka, shpesh njerëzit u kthehen kujtimeve të bukura, njohjes me bashkëshortin, apo dhe të tjera kujtimeve të paharruara nga jeta familjare. Them se për lexuesit paraqet interes historia e njohjes suaj me Kostën dhe lidhja pas kësaj me martesë me të?

Delikatesa dhe zgjuarsia, zemërgjerësia dhe energjia që rrezatohej në të tërë qenien e Kostës bënin për vete çdo njeri që i rrinte pranë. Unë pata fatin të jem gruaja e tij dhe ta jetoja çdo ditë si ditën më të bukur të jetës time, përveç 12 shtatorit e këtej.

Si ka rrjedhur jeta juaj pas martesës, pra jeta juaj në Elbasan dhe transferimi më pas në Tiranë?

Kur ke pranë një bashkëshort, një baba të mrekullueshëm dhe një njeri punëtor e të palodhur si Kosta, jeta nuk rrjedh, por fluturon pa e kuptuar. Jeta ime me Kostën ishte me plot sfida e të papritura, por edhe me shumë kënaqësi. Për t’ju shpjeguar këtë po ju them vetëm që çdo problem që na dilte përpara, sado i ndërlikuar të ishte, Kosta e thjeshtonte dhe e bënte të dukej sikur ishte gjë e vogël, që zgjidhej lehtë. Lidhja e Kostës me jetën ishte shumë e fortë dhe besoj se vazhdon të jetë edhe sot kështu... Unë e mendoj Kostën sikur vazhdon të jetë mes nesh.

Cila ka qenë e kaluara profesionale e Kosta Trebickës?

Kosta ka mbaruar studimet e larta në Degën e Juridikut në Universitetin e Tiranës, pastaj ka kryer një Master në Universitetin e Sirakuzës në shtetin e Nju Jorkut, në SHBA. Ai kurrë nuk ka kërkuar shtetësi amerikane. Kur u kthye nga studimet filloi një biznes për prodhimin e ambalazhit të letrës, e cila përkonte me nevojat dhe kërkesat e tregut. Kosta dallohej për natyrën sipërmarrëse dhe plot iniciativa, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ai gëzonte dy cilësi të shkëlqyeshme: dëshirën për të lexuar e mësuar si dhe vullnetin e fortë për t’i çuar iniciativat dhe idetë e tij deri në fund. Këto të dyja, të shkrira me zgjuarsinë dhe energjinë e tij shpirtërore dhe fizike, e bënë Kostën një biznesmen të suksesshëm.

Mediat kanë raportuar, edhe pse kjo është tejet private, se bashkëshorti juaj ka pasur një martesë të parë, nga e cila ka një vajzë. A është e vërtetë kjo dhe nëse po, cilat kanë qenë raportet tuaja me këtë të kaluar të bashkëshortit tuaj, pra me ish-gruan dhe vajzën e tij?

Është e vërtetë kjo që thoni, sikurse është i vërtetë fakti se ajo ka qenë një e kaluar, por unë dhe Kosta kemi jetuar gjithnjë të tashmen. Më duhet të theksoj se dëshirat e Kostës janë respektuar dhe do të vazhdojnë të respektohen me fanatizëm prej meje dhe familjes sime.

ǒnjerëz të tjerë të afërt ka Kosta Trebicka dhe si janë marrëdhëniet tuaja me ta?

Kosta ka dy motra gati një dekadë më të mëdha se ai në moshë, nipër, mbesa dhe kushërinj. Marrëdhëniet e Kostës dhe të mitë me ata (jo vetëm me njerëzit më të afërt, por edhe me miqtë e tij) kanë qenë mjaft të afërta dhe reciprokisht korrekte, dhe unë do të vazhdoj t’i mbaj të tilla, ashtu siç mbaheshin me kujdes edhe nga ana e Kostës.

Thuhet se keni qenë “lapsi e mprehtë” i bizneseve të Kostës, pra ekonomistja e biznesit tuaj. Kjo tregon se bashkëshorti juaj i ka besuar aftësive profesionale, apo jo?

Ne të dy ishim një. Kurrë nuk ka ekzistuar midis nesh ndonjë lloj ndarjeje e bazuar në analiza aftësish. Gjuha jonë e komunikimit ishte dashuri, besim reciprok dhe korrektesë e ndërsjellë.

Cili ka qenë aktiviteti i biznesit të Kosta Trebickës, pasi mendoj se edhe në këtë drejtim nuk është raportuar saktë nga mediat?

Aktiviteti kryesor ka qenë prodhimi i ambalazheve të letrës. Biznese të tjera që i kishte krijuar së fundi. Kosta dhe unë gjithmonë vepronim e punonim me korrektësi në çdo hap tonin.

ǒdo të ndodhë tani me bizneset e Kostës, pasi është raportuar se ju jeni paraqitur në gjyq për të marrë në dorë drejtimin ligjor të tyre, pasi de facto thuhet se keni qenë drejtuese ekonomike e tyre?

Këto janë procedura, të cilat dua apo nuk dua unë, duhet t’i kaloj. Ju duhet të keni parasysh diçka: kur flasin për biznes nuk behet fjalë për dy veta. Biznesi përfshin familje të tjera të varura nga mbarëvajtja e këtij biznesi. Këto çështje ndiqen nga përfaqësuesi ligjor i biznesit. Në këtë pikë media e shkruar nuk ka paraqitur panoramën e vërtetë të kësaj çështjeje. Është keqpërdorur informacioni dhe madje është sajuar në disa raste dhe unë jam ndier e ofenduar jo vetëm në prizmin personal, por edhe sepse sot jam drejtpërdrejt përgjegjëse për të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e biznesit të familjes time.

Nga martesa me Kosta Trebickën sollët në jetë një djalë, i cili tashmë është thuajse i rritur. A mund ta përshkruani (me fjalë të mira, të dhimbshme dhe lëvdatat e pakursyera të nënës) djalin tuaj?

Djali im është tashmë një fëmijë i rritur. Kosta e trajtonte gjithmonë si një të rritur që ka përgjegjësitë e veta. Kosta dhe unë jemi përpjekur ta bëjmë djalin tonë të ndjehet pjesëtar në bisedat dhe vendimet në familje. Besoj se me këto them shumë gjëra për të.

ǒmarrëdhënie ka pasur djali me të atin dhe si e kujton ai babanë?

Lidhja midis tyre ka qenë shumë e fortë dhe marrëdhëniet kanë qenë mjaft të veçanta. Kosta mundohej ta bënte Xhoin shok dhe të evitonte anën formale atë e bir. Xhoi gjithmonë do ta kujtojë Kostën dhe do ta shohë si modelin më ideal në jetë. Gjithashtu jam e bindur dhe më ngushëllon paksa fakti që Xhoi nuk do ta harrojë asnjëherë të qeshurën e atit të tij, shumë të çiltër dhe të fortë, që i dilte nga thellësia e zemrës, ashtu si nuk do ta harrojnë të afërmit dhe shumë njerëz që e njihnin Kostën.

Cili ishte hobi më i madh i bashkëshortit tuaj? Cilat janë kujtimet më të mira që ju do t’i ruani si thesar në kujtesë për vitet që kaluat me Kostën?

Kënaqësi të vazhdueshme dhe të madhe në vite Kostës i kanë dhënë librat. Por këto vitet e fundit lidhja e tij me natyrën zuri vendin e parë në listën e argëtimeve familjare. Përpos kësaj, në çdo rast që na servirej Kosta gjente justifikimin për të bërë pushime së bashku, sidomos në natyrën e bukur e të virgjër të vendit tonë, p.sh. në fshatin Trebickë. Nga jeta me të kam kujtimet më të mira, që do t’i ruaja si thesar, sepse kështu janë 12 vitet e kaluara me bashkëshortin tim.

Zonja Trebicka, më 12 shtator ju humbët njeriun e dashur, bashkëshortin tuaj. Si e përjetuat këtë humbje?

Siç ju thashë edhe më parë, unë dhe Kosta përgjithësisht ishim kudo bashkë. Ne ndaheshim shumë rrallë. Kjo humbje është vërtetë e tmerrshme për mua, nuk gjenden fjalë ta shpjegoj atë që ndiej. Në funksion tw kwsaj pyetjeje gjej rastin tw bwj njw apel pwr tw gjitha mediat elektronike, tw cilat nw mwnyrw tw vazhdueshme japin nw ekranet e tyre pamje fotografike dhe filmike tw aksidentit tw bashkwshortit tim. Kjo gjw nuk mw duket aspak njerwzore. Unw nuk mund t’i ndaloj mediat tw shkruajnw, pavarësisht se nw shumw raste kam rezervat e mia pwr mwnyrwn se si e kanw trajtuar bashkwshortin tim, por mendoj se nuk kanw aspak tw drejtw tw vazhdojnw tw japin pamje, tw cilat pwr ne si familje janw shumw tw dhimbshme dhe vazhdojnw tw na e shtojnw dhimbjen.

Natyrisht, për të të dhënë lajmin e kobshëm njerëzit e kanë shumë të vështira ta bëjnë një gjë të tillë me këdo. Kur, si dhe nga kush e mësuat humbjen e bashkëshortit tuaj?

Dita kur mora lajmin më të hidhur të jetës sime ishte ditë fatale, shumë e keqe. Nuk më kujtohet personi, por mbaj mend vetëm lajmin dhe rrugën për në Korçë, që nuk po mbaronte kurrë.

Tronditja juaj ka qenë e rëndë. Si u lajmëruan njerëzit e zotit Trebicka në Amerikë?

Nëpërmjet familjes dhe miqve tanë, por lajmi kishte arritur edhe Amerikën vetëm në pak orë.

Proceduarat kanë qenë të tilla që dikush duhej të bënte njohjen e të ndjerit. Kush e përfaqësoi familjen tuaj në këtë procedurë të dhimbshme?

Në këtë procedurë mori pjesë motra ime, por nuk dua të flas më gjatë për këtë.

Natyrisht, gjithnjë njeriu më i afërt në familje është bashkëshortja. Sa dijeni kishit ju për lëvizjet e punës, apo dhe ato të pasionit për gjahun e të tjera të Kosta Trebickës?

Kosta ishte shumë i shpejtë dhe energjik në veprimet që kryente. Kjo gjë ka sjellë atë që në disa raste unë mësoja për një lëvizje apo largim të tij në minutën e fundit, Kosta mund të ndërronte mendjen ndonjëherë në çastin e fundit, por mua gjithmonë me bënte të ditur çdo lëvizje pune, apo kur shkonte për gjah me miqtë e tij. Prandaj mund të them me gojën plot që për gjëra të rëndësishme isha gjithmonë në dijeni, për ato të voglat jo gjithmonë.

A jeni ndier e rrezikuar, pra a e keni provuar këtë ndjesi përpara, gjatë dhe pas denoncimit që burri juaj bëri në media të një prej aferave korruptive që lidhej me trafikun e municioneve luftarake?

E them sinqerisht se nuk më kishte shkuar në mendje se mund të ishim të rrezikuar, sepse Kosta përgjithësisht ishte i qartë, i kthjellët dhe i sigurt në veprimet e tij. Kosta, nisur nga profesioni i juristit dhe nga edukata që kishte marrë në Amerikë, kishte besim të plotë në institucionet demokratike. Ai mendonte se është detyra e çdo qytetari të civilizuar të denoncojë padrejtësitë dhe aferat abuzive që dëmtojnë shoqërinë.

A është këshilluar, pra a ka biseduar me ju ndonjëherë Kosta për këtë problem?

Kosta ishte i pavarur në veprime që kishin të bënin me marrjen përsipër të përgjegjësive civile apo shoqërore. Në këto raste ai ishte “vetëm Kosta”.

Zonja Trebicka, si e njoftuat djalin tuaj për vdekjen e të atit?

E kisha shumë të vështirë ta bëja një gjë të tillë, por ia thashë me shumë takt dhe kujdes, u përpoqa të shmang çdo skenë që mund ta lëndonte tim bir shumë.

Si reagoi ai dhe çfarë kujtoni me të rreth Kosta Trebickës?

Refuzoi të dëgjonte më gjatë. Me sa duket dëshira për ta pasur të atin në kujtesë të gjallë, të qeshur dhe plot jetë, ishte më e fortë se humbja e tij fizike.

Ju jeni pyetur në Prokurori. A mund të na thoni se çfarë kërkuat nga prokurorët e çështjes?

Kam kërkuar vetëm të studioheshin rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e tij, të zbulohej dhe të na thuhej e vërteta.

Opinioni i përgjithshëm është dyshues për vdekjen e Kosta Trebickës. A keni pasur dijeni për ndonjë konflikt të bashkëshortit tuaj?

Jo dhe jam e sigurt dhe e di shumë mirë që nuk ka pasur asnjë lloj konflikti. Kostën, më mirë se kushdo tjetër, e njoh unë dhe të afërmit e tij. Jo vetëm që nuk konfliktohej me njerëzit, por përpiqej të zbuste çdo mosmarrëveshje të të tjerëve, që mund të përfshinte indirekt edhe Kostën.

Kam të dhëna nga miq, të afërm të burrit tuaj se ata janë organizuar dhe do të investigojnë privatisht vdekjen e Kosta Trebickës? A ka kjo bazë reale dhe a jeni ju në dijeni të kësaj?

Po e them shkurt. Për këtë nuk jam në dijeni.

Për gazetarët dhe publikun Kosta Trebicka do të kujtohet gjatë si njeri i guximshëm, me kurajë, trim, qytetar dhe i sinqertë në deklarime. Po ju dhe familja juaj, që e keni pasur njeriun e zemrës, si do ta ruani në kujtesë Kostën?

Kosta do të jetë gjithnjë në zemrën dhe mendjen time, të djalit, të vajzës dhe të të afërmve të tij. Ai do të jetojë në çdo rrahje të zemrës sonë dhe do të jetë në mendjen tonë për çdo gjë që do të bëjmë në të ardhmen. Kosta nuk do të ruhet thjesht në kujtesën tonë, ai do të jetojë me ne duke qenë gjithnjë midis nesh, mes të afërmve dhe miqve të tij...

22 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›