E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volej/Tirana kampione në “Challenge Cup”

Ekipi kampion i Tiranës në volejboll për femra do t'i duhet të presë fundin e muajit korrik për t'u njohur me kundërshtaren e saj në "Challenge Cup". Nga Federata Shqiptare e Volejbollit bëhet e ditur se shorti do të hidhet më datën 28 korrik. Në finalet e play off-it për titullin kampion, volejbollistet kryeqytetase triumfuan ndaj bregdetareve të Teutës, fillimisht në sallën sportive ‘Fahrie Hoti' dhe më pas në ‘Ramazan Njala' të Durrësit. Pjesa më e madhe e kontigjentit bardheblu ndodhet për momentin e grumbulluar me ekipin kombëtar në Durrës. Pas trofeut në kampionat, tekniku Gorenxa vendosi t'u besonte edhe shumë titullareve bardheblu për në kampionatin europian. Pas kualifikimit në turin e parë të evropianit, në turin e dytë, kombëtarja jonë do të ndeshet me Moldavinë, Republikën Ceke dhe Slloveninë. Takimet do t'i luajë në Maribor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›