E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Tare, sot largimi zyrtar nga kombëtarja

Igli Tare pritet ti japë sot lamtumirën zyrtare kombëtares kuqezi, në një konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 11:00 në hotel Sheraton.

Igli Tare pritet t’i japë sot lamtumirën zyrtare kombëtares kuqezi, në një konferencë për shtyp që do të mbahet në orën 11:00 në hotel “Sheraton”. Sulmuesi i Lacios ka një kohë të gjatë që nuk aktivizohet me përfaqësuesen tonë, për shkak të disa problemeve si me trajnerin Bariç, ashtu edhe me disa drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjithashtu, sot Tare pritet të zbulojë edhe disa nga objektivat e tij për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, duket se biondi do të vazhdojë të luajë edhe për një sezon tjetër me Lacion për sa u përket klubeve, ndërsa me kombëtaren e ka mbyllur me 67 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar dhjetë gola.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›