Dallku te Sunderland, punë ditësh

Transferimi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Armend Dallku në Premier League te skuadra e Sunderland është vetëm cështje ditësh. Sipas asaj që shkruan e përditshmja prishtinase "Koha Ditore" klubi që drejtohet nga irlandezi Roy Keane është pajtuar që ti paguajë 1 milion euro dëmshpërblim skuadrës së Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas ku Dallku është aktivizuar në dy sezonet e fundit. Sipas "Kohës Ditore" transferimi do të duhej të përfundonte para vitittë ri. Ndërkohë vetë futbollisti ka pranuar se ka pasur edhe një ofertë nga Livorno e Erjon Bogdanit, por të cilën mbrojtësi e ka refuzuar.