Godo Rama te terhiqet asnje demonstrate tjeter
Republikani Sabri Godo shprehet kunder demonstratave derisa prokuroria te zbardhe ate te dates 21 janar. Permes ketij qendrimi politikani dhe publicisti Sabri Godo thekson se protesta e opozites e ka demtuar rende imazhin e Shqiperise. Une i bashkohem thirrjes se ambasadorit amerikan qe palet te mos bejne deklarata pa arritur ne nje perfundim prokuroria. Krijon pershtypjen ne bote se kemi probleme te peraferta me ato te Tunizise dhe tani ne Egjipt gje qe nuk i pergjigjet realitetit. Doemos qe Evropa do te hezitoje tani me tej lidhur me integrimit tone - tha Godo. Duke qene ne sinkron me qendrimin e shprehur nga ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per nderprerjen e demonstratave te tjera Godo eshte shprehur se nuk ka vend per kokefortesi po per zgjidhje gjakftohte. Nje kerkese kembengulese e SHBA-se dhe qe permblidhet ne pak fjale uluni dhe bisedoni. Hiqni dore nga demonstrimi i forces mos beni demonstrata. Me qarte se kaq nuk kane se si te na e thone kete gje. Megjithate ne prape kembengulim ne tonen kjo eshte nje kundervenie dhe une them se mund ti kundervihesh atij qe ke perballe por jo tere komunitetit boteror - vijoi Godo. Per politikanin Sabri Godo Shqiperia nuk duhet te perserise demonstratat e dhunshme te se kaluares pasi ato vetem demtojne aspiratat e vendit per tu perfshire ne strukturat evropiane.