E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igumenicë, kapet gomonia me 155 kg hashash

Foto ilustruese

IGUMENICË- Një gomone që transportonte drogë nga Shqipëria është zbuluar e përplasur me shkëmbinjtë në Igumenicë të Greqisë.

Sipas policisë greke, një çoban i zonës ka njoftuar për një gomone të braktisur në brigjet e Sajadhës, Igumenicë. Policia greke ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar gjithë zonën.

Gjatë kontrollit në mjetin lundrues janë zbuluar 5 çanta me 136 pako me një sasi totale prej 155 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Gomonia mësohet se ka një fuqi të madhe motorike, por dyshohet se ka pësuar defekt në det dhe trafikantët e kanë drejtuar drejt brigjeve të Sajadhës ku dhe është përplasur.

Policia ka mbajtur zonën nën vëzhgim por ende nuk ka rënë në gjurmët e transportuesve të drogës, të cilët, sipas policisë greke, dyshohet se janë rikthyer në Shqipëri, por kësaj radhe në rrugë tokësore.

Shpresa DINE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›