Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin, vetëdorëzohet shoferi

Foto ilustruese
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 30-vjeçari në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku Eduard Zyba, 30 vjeç, ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet me targa Laçi.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh është vetëdorëzuar në polici.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. / G.N.