Dita e Shqipërisë së pastër, sot aksion kombëtar
TIRANE- Nje dite e tere per pastrimin e vendit, ne kuader te nismes se qeverise “Dita e Shqiperise se Paster”. Dita e sotme, sikurse eshte njoftuar kohe me pare do te jete nje dite aksioni per pastrimin e ambientit. Ne gjithe vendin, sot, nisur qe nga shkollat dhe institucionet vendore apo qendrore kane marre masat per pastrimin e territorit.
Vete kreu i qeverise, i ka meshuar fort pastrimit te vendit, duke deklaruar se Shqiperia nuk mund te paraqitet me si vend zhuli.
” Nuk ka gjë më të rëndësishme për shtetin se një ambient i pastër në kushte të standarteve më të mira. Të caktojmë datën 20 prill si Ditën e Shqipërisë së Pastër. Ku të dalin të rinjtë nga i gjithë vendi, të pastrojnë qytetin, fshatin ose ambientin ku ato jetojnë tha atehere Berisha.