E Diel, 1 Nëntor 2026

Ihsanollu: Perëndimi dhe bota islame s`duhet të bien pre e ekstremistëve

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Ekmeledin Ihsanollu, deklaroi se vendet perëndimore dhe bota islame nuk duhet të bëhen robër të ekstremistëve dhe radikalëve.
 

Ekmeledin Ihsanollu u takua në Paris me Ministrin e Jashtëm të Francës, Loran Fabjys dhe shprehu shqetësimin e tij në lidhje me karikaturën e publikuar në revistën satirike "Charile Hebdo".
 

Ndërsa në takimin e tij me ambasadorët e vendeve anëtare në OBI, Ihsanollu tha se kanë rënë dakord për të ndërmarrë një nismë lidhur me krizën e fundit të karikaturave dhe filmin me përmbajtje ofenduese ndaj Profetit Muhamed, ndërsa deklaratën e përbashkët do t`ia paraqesin Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).
 

Kreu i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik theksoi gjithashtu se grupet ekstremiste në botë nuk duhet të përcaktojnë rendin e ditës, ndërsa dha mesazhin se lidhur me këtë temë të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe gjykim të shëndoshë.
 

Në fund ai përmendi se rregullimet e nevojshme ligjore për ndalimin e fyerjeve ndaj personaliteteve dhe institucioneve fetare ekzistojnë, por nuk aplikohen, dhe shtoi: "Veçanërisht në botën perëndimore vërejmë se zbatohet një standard i dyfishtë."
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›