Rrëshqitje dheu në Kinë, vdesin pesë fëmijë

Të paktën pesë fëmijë kanë vdekur pasi rrëshqitja e dheut mbuloi një pjesë të ndërtesës së një shkolle në jugperëndim të Kinës.
Ekipet e shpëtimit, që po kërkojnë të mbijetuarit, kanë gjetur trupat në ndërtesën e rrëzuar.
Sipas zyrtarëve, të paktën 19 njerëz, përfshirë 18 fëmijë, janë mbuluar nga dheu në kohën kur rrëshqitja e dheut goditi shkollën dhe dy shtëpi të tjera në provincën Yunnan, në fshatin Zhehne.
Kjo zonë është goditur nga një numër i tërmeteve brenda këtij viti. Dy nga këto tërmete lanë të vdekur 81 njerëz, në fillim të shtatorit.