Topi foto familjare me presidentin Obama
TIRANE-Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai shqiptar Bamir Topi gjate takimit te tyre ne Nju Jork dolen edhe ne nje foto familjare shoqeruar edhe nga bashkeshortet e tyre. Ne shenje te vleresimit per kontributin e Shqiperise Presidenti amerikan i ka shprehur kreut te delegacionit shqiptar Bamir Topi pergezime per ecurine e deritanishme.
Pak dite me pare Presidenti Topi me bashkeshorten moren pjese ne pritjen zyrtare te Presidentit Obama dhe Zonjes se Pare amerikane Mishel Obama ne muzeun e Historise se Natyres te Nju Jorkut per nder te presidenteve te vendeve pjesemarrese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Presidenti Topi i shprehu mirenjohjen homologut Obama per mbeshtetjen e pakursyer dhe te vazhdueshme te shtetit dhe administrates amerikane per kombin dhe ceshtjen shqiptare duke e siguruar njekohesisht se Shqiperia do te vazhdoje te mbetet nje aleat shume besnik dhe i besueshem jo vetem si anetare e NATO-s por edhe ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar dhe ne perballimin e sfidave te perbashketa globale.
Nderkohe dje Presidenti shqiptar Topi ka nisur nje vizite ne krye te delegacionit zyrtar ne Kine. Ai vizitoi qendren e Kerkimit dhe Zhvillimit ne Shangai te kompanise prestigjioze kineze te teknologjise dhe komunikacionit Huawei.
Presidenti Topi dhe delegacioni qe e shoqeronte u mireprit perzemersisht nga Zevendespresidenti i kompanise zoti Jiang Xia i cili e njohu Kryetarin e Shtetit shqiptar me disa prej drejtimeve kryesore te veprimtarise organizimin e forces se punes te prodhimeve strategjite perparesore te operimit ne tregun e brendshem dhe ate te jashtem te kesaj kompanie etj. Ne kete kuader zoti Xia shprehu interesimin e lidhjeve te bashkepunimit dhe zgjerimin e marredhenieve me Shqiperine dhe e informoi mbi planifikimin e hapjes se afermi te nje dege edhe ne Kosove.
d.b/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera FOTO Foto nga takimi