E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ika nga komunistët

Ali Lajçi shpërthen me akuza në drejtim të udhëheqjes së LDK’së. I quan njerëz të Lidhjes Komuniste, të cilët e kanë zhbërë identitetin e Partisë. Ai thotë se Isa Mustafa i denigroi dhe i deformoi reformat. Sipas tij, LDK është konsumuar dhe nuk ka çka t’i ofrojë Kosovës. Lajçi po mendon të kalojë në një parti tjetër. Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 08:04

Pas më shumë se njëzet vjet aktivitet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e saj, Ali Lajçi i Pejës ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, i pakënaqur me zhvillimet në këtë subjekt politik.

Lajçi, i cili i ka fituar disa herë zgjedhjet në Pejë si udhëheqës i LDK’së, ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, paralajmëron se mund të anëtarësohet në ndonjë parti tjetër.

Njeriu që i kishte kërkuar Fatmir Sejdiut dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tani kritikon edhe udhëheqjen e re të LDK’së në krye me Isa Mustafën.

Lajçi thotë se edhe udhëheqja aktuale e LDK’së është vazhdimësi e politikës së njerëzve të Fatmir Sejdiut, të cilët kanë shërbyer në Partinë Komuniste të Jugosllavisë.

“Shumica janë anëtarë të Lidhjes Komuniste, edhe ata që e udhëheqin në krye LDK’në janë të asaj strukture”, ka thënë Lajçi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›