E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken Ackermann-i vjen Ackermann-i ndryshime ne drejtimin e Deutsche Bank-es

Dyshja e re ne krye te bankes Deutsche Bank nuk pritet te sjelle surpriza. Kryesia e dyfishte nga Anshu Jain bankierit te specializuar per investime me origjine nga India dhe shefit per biznesin ne Gjermani Juumlrgen Fitschen kishte kohe qe planifikohej ne kete menyre. Edhe kalimi i shefit te Deutsche Bank Josef Ackermann ne krye te Keshillit Mbikeqyres te bankes ishte i pritur. Pyetja e vertete ishte se kur do te beheshin ndryshimet. Investuesit e kane miratuar kete ndryshim. Por ai nuk eshte aq i lehte Juumlrgen Fitschen nuk konsiderohet si kandidati i preferuar per te pasuar Ackermannin ne post. Por duket se kryetari i deritanishem i Keshillit Mbikqyres Clemens Boumlrsig e kishte vene emerimin e tij si kusht per te liruar karrigen e tij per Ackermannin. Tani eshte gjetur nje kompromis te cilin e pershendet edhe perfaqesuesi i aksionereve te bankes Klaus Nieding.

Kryesia e bordit drejtues te nje banke te madhe gjermane nuk mund te trashegohet nga nje kryetar tek tjetri. Bazuar ne te drejten e shoqerive aksionare eshte detyre e Keshillit Mbikeqyres te caktoje pasuesin ne detyre te kryetarit te bordit. Pra eshte Keshilli Mbikqyres dhe jo z. Ackermann qe percakton se kush eshte pasuesi i tij ne krye te bordit.

Me Anshu Jain-in pasues i Josef Ackermannit behet nje njeri i cili nga shume vete konsiderohet nje ekspert i shkelqyer. Por njekohesisht ai nuk ka shume lidhje para se gjithash ne panoramen politike te Gjermanise. Deri tani Jain ka punuar nga Londra ku drejton biznesin e investimeve te Deutsche Bank i cili siguron pjesen me te madhe te fitimit te bankes me te madhe private gjermane.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Jrgen Fitschen dhe Anshu Jain Deutsche Bank

Per te balancuar kete ai do te kete ne krah Juumlrgen Fitschen. Ne bordin drejtues te bankes ai eshte pergjegjes per biznesin ne Gjermani dhe konsiderohet me lidhje shume te mira politike.

Ackermanni vleresohet por posti i ri ngjall diskutim

Para se gjithash i kontestuar eshte kalimi i Ackermannit ne Keshillin Mbikqyres. Kjo bie ndesh edhe me kodin e sjelljes te percaktuar nga vete banka. Eksperti bankar Wolfgang Gerke eshte gjithashtu i pavendosur kur eshte fjala per postin e ri te Josef Ackermannit

Duhet te mesohemi me ne fund qe ish kryetaret e bordeve drejtuese te mos behen menjehere kryetare te instances me te larte te kontrollit Keshillit Mbikeqyres. Ekziston gjithnje rreziku qe personi te jete me bujar ne kontrollin e gabimeve te veta sesa nje i trete.

Pasi nje kryetar i Keshillit Mbikqyres duhet te vleresoje edhe vendime te viteve te kaluara te cilat i ka marre vete dikur. Qe kjo te mos jete e mundur kaq thjesht kodi i bankes parasheh qe kalimi ne pozicionin e ri te mbeshtetet te pakten nga nje e katerta e aksionereve. Por kjo nuk do te jete problem ne rastin e Ackermannit. Pervoja dhe keshilla e tij vleresohet shume ne te gjithe boten. Ai eshte keshilltar per politiken evropiane dhe nderkombetare dhe per Deutsche Bank do te ishte nje pakujdesi e madhe te hiqte dore nga kjo pasuri intelektuale.

Kryesia e dyfishte e Deutsche Bank dhe qendrimi i Ackermannit edhe me tej ne institutin e kredise do te priten mire nga parketi i burses. Polemika rreth kryesise se bordit drejtues qe vazhdonte prej gati dy vjetesh kohet e fundit kishte renduar madje edhe ecurine e kursit te aksioneve te bankes.

Autor Samir Ibrahim/ Eliana Xhani

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›