Obama paralajmeron per rrezikun e falimentimit te SHBA-se

Presidenti Obama beri thirrje me ngulm per nje kompromis ne grindjen midis partive mbi huate e Shteteve te Bashkuara. Eumlshte nje loje e rrezikshme qe nuk lejohet ta luajme tha ai.
Dekaden e fundit ne kemi shpenzuar me shume para sesa marrim. Ne vitin 2000 qeveria kishte nje suficit buxhetor. Por ne vend qe ti perdorte ato para per te shlyer huat tona biliona dollare u harxhuan per shkurtime te reja taksash ndersa dy luftera dhe nje program i shtrenjte mjekesor barnash me recete thjesht iu shtuan kartes sone te kreditit.
Nje falimentim i SHBA-se do te ishte nje rezultat i pameshirshem dhe i papergjegjshem i debatit ne grindjen per buxhetin theksoi presidenti amerikan Barack Obama ne nje fjalim drejtuar kombit. Te vetmit qe pengojne nje marreveshje te balancuar jane ata deputete republikane te cilet refuzojne rritjet e taksave tha presidenti.
Sikur te ndjekim udhen e tanishme atehere huate tona ne rritje mund te na kushtojne vende pune dhe mund te demtojne rende ekonomine tone tha me tej Obama. Ne te njejten kohe ai u beri thirrje shtetasve amerikane qe ti shtyjne deputetet e tyre te Kongresit drejt marreveshjes. Nese doni nje model te balancuar per te ulur deficitin atehere ua thoni kete perfaqesuesve tuaj ne Kongres u shpreh presidenti gjate fjalimit te transmetuar drejtperdrejt mbreme e hene 25.07.2011 ora lokale ne televizion.
E vetmja arsye perse ky model i balancuar nuk eshte duke u kthyer ne ligj tani eshte sepse nje numer sinjifikativ republikanesh ne Kongres po kembengulin per nje model vetem me shkurtime nje model qe nuk u kerkon amerikaneve me te kamur ose sipermarrjeve me te medha qe te kontribuojne dicka. Jam i bindur qe kompromisi eshte ende i mundshem tha ai.
Edhe nje jave deri te falimentimi
Ne rast se deri te marten e javes se ardhshme nuk do te kete marreveshje ne lidhje me ate qe qeveria amerikane lejohet te marre me shume hua sesa vlera prej 143 bilione dollaresh e sanksionuar me ligj ajo nuk eshte me ne gjendje ti paguaje faturat e saj. Ne loje eshte edhe nota me e larte e besueshmerise ne kredidhenie per Shtetet e Bashkuara AAA. Republikanet te cilet kane shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve jane kategorikisht kunder rritjeve te taksave per njerezit me te ardhura me te larta te planifikuara nga demokratet e Obames. Demokratet te cilet mbizoterojne ne Senat duan nga ana tjeter te shmangin shkurtimet e forta ne sistemet shoqerore.
Kryetari republikan i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner e akuzoi Obamen se po kerkonte prej Kongresit nje cek te bardhe. Kjo thjesht nuk do te ndodhe tha Boehneri. Sipas tij Obama ka kerkuar disa here nje model domosdoshmerisht te balancuar gje qe ne Uashington do te thote ne shpenzojme me shume para ju paguani me shume kritikoi politikani republikan.
Hendek i thelle midis partive
Boehneri pati paraqitur se fundi nje plan i cili parasheh nje rritje te kufirit te huave te lidhur me kursime ne dy etapa. Por Obama e ka refuzuar kete disa here. Shtepia e Bardhe nga ana tjeter doli kunder projektit qe paraqiti udheheqesi demokrat i Senatit Harry Reid. Sipas tij limiti i huave gjithashtu i lidhur me shkurtime te shpenzimeve do te rritej ne nje hap te vetem.
Sipas njoftimeve te medieve plani i Boehnerit parashikon fillimisht nje pakete kursimesh prej 12 bilione dollaresh brenda dhjete vjetesh dhe nje rritje te kuadrit te kredive me rreth nje bilion. Me pas ne fillim te 2012-es Kongresi do te miratoje shkurtime te metejshme prej te pakten 18 bilione dollaresh. I lidhur me kete kuadri i kredive do te rritej me 16 bilione dollare te tjere.
Autor Christian Walz / Elert Ajazaj dpa afp dapd rtr
Redaktion Auron Dodi