Një Murdok për minierat e arit në Rubik
Atje thuhet se ka përqindje të mirë ari. Ka shumë përfitime dhe njerëzit janë të urtë. Por mbi të gjitha, kostoja është e ulët. Këtë deklaratë e ka bërë presidenti i kompanisë së fuqishme minerare Golden Touch Resources Corp. Ka një emër të njohur dhe vjen nga një familje shumë e njohur, Rob Murdoch.
E kush nuk ka dëgjuar për këtë familje me famë, emri i të cilës tashmë është vënë në shënjestër në Angli për skandalin e përgjimeve. Kompania ka qendër në Kanada, por zotëron minierat e Rubikut. Vetë Murdoch në një deklaratë për mediat ekonomike në Amerikën e Veriut konfirmon. Ndërkohë që në Bulqizë, 1400 metra nën tokë, dergjen në një grevë urie për vdekje 25 minatorë, teksa dhjetëra të tjerë i mbështesin. Kërkojnë vetëm pensione, rroga më të larta dhe kushte më të mira. Por si shprehet Murdoch për aktivitetin në Shqipëri i pyetur nga Resourcesclip.
Kemi zgjedhur Shqipërinë sepse kostoja është shumë e ulët, njerëzit të urtë, të sjellshëm dhe të mirë. Kushtet për ne të mira dhe rezultatet po ashtu. Dhe kur e thotë ai se ka përfitime të kënaqshme deri në ar, atëherë përse vuajnë këta minatorë?. Kompania ndjek projektin Rubik Gold Project në Shqipëri në kërkimin e arit dhe në terma inxhinierik dhe teknikë situata është pozitive, ku përqindja vjen në rritje për metra thellësi. Në 30 metra janë 1.5 g/t (gram për tonë material). Golden Touch si kompani bashkëpunon me një simotër australiane e quajtur Jab Resources. Veprojmë në tre fusha projektesh që prej 2009, me përqindje të mira në ar, thotë Murdoch që më tej shpjegon dhe termat teknikë tonë për ar material.
Pjesën më të madhe të kohës puna në Shqipëri ecën mirë. Nuk ka probleme përreth dhe njerëzit janë miqësorë. Kostot janë relativisht të ulëta. Më frustojnë herë pas here sjelljet burokratike të zyrtarëve atje, por janë si kudo. Gjeologët vendas janë pak të varfër sepse mendojnë si brenda vendit, janë të dikurshmit si në epokën e komunizmit, por po tu kërkosh një punë, në këtë drejtim gjërat ecin mirë dhe janë të aftë.
Shpimet kanë filluar që në vitin 2008, ndërkohë që së fundmi kompania ka dalë me njoftimin përfundimin me sukses të kërkimit në këtë zonë. Të dhënat e publikuara nga kompania raportojnë për një sasi ari në katër gramë për ton në një thellësi prej shtatë metrash, apo shtatë gram për ton për një thellësi deri në gjashtë metra. Kjo është një thellësi e vogël duke mundësuar kështu nxjerrjen e arit me kosto të ulët për kompaninë që do ta marrë përsipër shfrytëzimin e zonës. Kërkimet zhvillohen në një hapësirë prej 20 kilometrash katror. Madje, kompania ka publikuar një mori fotosh nga zona ku janë duke u bërë kërkimet me diçiturën: Pamje nga shkëmbinjtë në zonën e Gjazuj-it, ku rezervat e arit duken në sipërfaqe.
Krahas arit në Rubik, kompania ka edhe dy projekte të tjera në Shqipëri, njëri në zonën e Kukësit për kërkim Kromi dhe në Tropojë për platin.
Ky është koncesioni i dytë që zbulohet po në të njëjtën zonë ku kërkohet ar. Pak muaj më parë, një tjetër kompani kanadeze Tirex Resources LTD, publikoi përfundimin e kërkimeve të saj për ar në zonën e Mirditës duke theksuar se në të gjenden sasi të konsiderueshme.