Transferimi i Cavanit, i pesti në histori

Transferimi i Edinson Cavanit është transferimi i pestë më i shtrenjtë në botën e futbollit. Ylli uruguajan ka kompletuar transferimin nga Napoli te PSG për 64 milion euro.
Blerja e Crsitiano Ronaldos mbetet më e shtrenjta e cila nga të gjitha detajet kap vlerën e 96 milion eurove. Transferimi i Ibrahimovic te Barcelona llogaritet si i dyti duke patur parasysh edhe vlerën e kartonit të Eto's i cili u sakrifikua për këtë transfer.
Zidane dhe Kaka mbajnë pozitat tre dhe katër, para Cavanit që është i pesti.
Blerjet e Figos, Torrs, Crespo, Neymar dhe Hulk kompletojnë top 10 transferet më të shtrenjëta./Indeksonline/