Konfirmohet transferimi i Negredos

Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido e ka konfirmuar marrëveshjen për shitjen e Alvaro Negredos. Del Nido tha se Negredo do të jetë lojtar i ri i Manchester Cityt.
"Kemi arritur një marrëveshje të përbashkët për shitjen e Negredos. Skuadra e ka pranuar ofertën e Cityt e cila ishte e vlefshme sa klauzola e tij" deklaroi Del Nido.
Negredo do ti bashkohet Cityt për 30 milion euro./Indeksonline/