Iken Donadoni, vjen Lipi
Ishte nje lajm qe vinte rrotull, qe pas eliminimit te Italise nga Spanja, ne cerekfinalet e Kampionatit Evropian, por dje mori forme te prere: Italia dhe Roberto Donadoni kane ndare udhet. Lajmin e ka bere zyrtar vete Federata Italiane e Futbollit. "Federata e cileson te perfunduar raportin kontraktual". Donadoni kishte shkuar rreth ores 13:00 ne seline e federates, per te takuar presidentin Abete. Rinovimi ishte bere edhe per dy vitet e ardhshme, por me nje klauzole, qe situates t'i jepej zgjidhje brenda 10 ditesh, nese Italia eliminohej nga Evropiani. Nderkohe, trajneri i sapo shkarkuar eshte ndjere keq nga menyra se si e nxoren jashte loje. "Me vjen keq qe nje penallti solli kete situate. Ne keto dy vite, Italia ime ka bere gjera pozitive qe nje ndeshje nuk mund t'i fshije. Ishte nje eksperience e jashtezakonshme, te cilen do ta ribeja qe neser ne mengjes pa u menduar dy here. Jam shume i kenaqur me ate qe kane bere lojtaret e mi. Falenderoj Abeten, Guido Rosin dhe te gjithe stafin tim. Kur presidenti me tha se do te me demshperblinte, une nuk pranova". Nderkohe, rikthimi i Lipit eshte zyrtarizuar vetem pak ore me pas.