"Trafiku i organeve", Prishtina indiferente
PRISHTINE - Zyrtare te Qeverise se Kosoves i konsideruan serish dje te paverteta akuzat se pjesetaret e UCK-se kane qene te perfshire ne trafikun e organeve te dhjetera te burgosurve serbe gjate luftes. Nderkohe, qeveria ende nuk ka marre ndonje qendrim rreth vendimit te Keshillit te Evropes per dergimin ne Kosove te senatorit zviceran, Dick Marty, per te hetuar dhe me pas perpiluar nje raport per kete ceshtje. Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, tha dje se kerkon qe kjo ceshtje te mos politizohet. "Mendoj se per kete ceshtje do te duhej te merreshin institucionet perkatese hetimore. Vendimi i Keshillit te Evropes ndoshta eshte marre per shkak te influences se ndonje shteti apo vendi. Sido qe te jete, do te shohim dicka me konkrete se si do te jete kjo". "Duhet cmuar interesimi i deputeteve evropiane per t'u marre me kete ceshtje, por assesi qe keto ceshtje t'i trajtojme politikisht, nga kushdo qofshin ato. Me kete ceshtje duhet te merren institucionet perkatese hetimore", tha Zenun Pajaziti.
Asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes miratoi kerkesen e nje grupi prej 17 parlamentareve, qe ky keshill te nise hetime rreth akuzave te Del Pontes, te bera ne librin e saj "Gjahu". Prishtina zyrtare ka hedhur poshte akuzat e Del Pontes, duke konsideruar se po te kishte ndonje ne te vertete, ajo vete do t'i perfshinte keto ne aktakuzat qe i ka bere kunder pjesetareve te UCK-se ne kohen sa ka qene kryeprokurore e Tribunalit te Hages.
KMDLNJ
"Heshtja, e gabuar"
Drejtori i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, Behxhet Shala, dyshon se Keshilli i Evropes do te mbaje qendrim te paanshem gjate perpilimit te ketij raporti. "Per ne eshte genjeshter ordinere, por meqe institucionet e Kosoves po heshtin, eshte lejuar nje hapesire qe te implikohet Keshilli i Evropes. Kur kihet parasysh fakti se KE ka nje qendrim refuzues ndaj pavaresise se Kosoves, atehere ne mendojme se ketu do kete probleme dhe po behen perpjekje per t'u zhvendosur problemi nga pozicionet reale ne ato imagjinare", tha Shala.