E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lev: Tani ta mbyllim me sukses

Trajneri i Kombetares gjermane, Hoakim Lev, ishte vertet i lumtur nje dite pas fitores 3-2 kunder Turqise, ne gjysmefinalen e Kampionatit Evropian. Tani, kur i ka mbetur vetem nje hap ta mbyllur me sukses fushaten, ai e ka lene pushim skuadren e tij per 24 ore, per te nisur me pas pergatitjet e fundit per finalen e madhe te se dieles ne "Ernst Happel Stadion" te Vjenes. "Te dyja skuadrat, si Gjermania ashtu dhe Turqia, kane shfaqur nje deshire te madhe per te shkuar ne finalen e Evropianit, ndaj kjo i beri qe te luanin fuqishem", analizon trajneri 48-vjecar. "Ndeshja nuk eci ashtu sic e kishim shpresuar ne, sepse turqit paten nje ritem te mire loje dhe luajten nje futboll vertet te bukur dhe, hera-heres, superiore ndaj nesh. Me vjen mire qe kjo menyre loje ka mbijetuar. Tani jemi ne finale dhe ndaj nesh nuk ka me presion". Por, tensioni ka perfshire tifozet anembane Evropes, te cilet presin ne finalen e se dieles triumfin e nje skuadre, qe ka treguar nje forme te mire ne pjesen e fundit te Kampionatit evropian. "Sigurisht, nuk jemi treguar shpesh koherente, sic do te kishim dashur, por kemi pare edhe se si skuadra shume te forta, si Portugalia, Kroacia apo Holanda, nuk kane fituar dot ne momentet vendimtare. E rendesishme eshte se ne jemi ne finale, dhe se tani duhet ta mbyllim sa me mire ate qe ndertuam gjate ketyre ndeshjeve". Levit nuk i intereson aspak nese skuadra, qe do te ndaje finalen e madhe eshte Spanja apo Rusia. "Te dyja jane skuadra qe kane zhvilluar nje futboll te bukur. Skuadra ruse eshte me e zhdervjellet dhe tmerresisht e shpejte, teknikisht dhe fizikisht shume e forte, dhe eshte ne gjendje te befasoje cdo mbrojtje me kundersulmet e saj. Spanja eshte nje skuader e klasit boteror me lojtare si Injesta, Ksavi, Torres apo Vija". Megjithate, Hoakim Lev, eshte trajneri i pare i Gjermanise, pas Jup Devalit (1980), qe arrin nje finale qe ne tentativen e pare. "Per mua, arritja ne finalet e nje kampionati evropian eshte nje finale e mrekullueshme. Ne cilesite e bashke-trajnerit u perballa me Brazilin, ne Kupen e Konfederatave dhe ne gjysmefinalet e Boterorit 2006 kunder Italise, por nuk arrita te shkoj ne finale. Tani kam mundur te arrij dicka krejtesisht te vecante. Nese humb apo fitoj, fakti qe kam arritur deri ketu, eshte nje ndjesi qe me pelqen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›