"Pango po na kthen ne komunizem"
TIRANE - Nje pjese e artisteve te Teatrit Kombetar dhe sindikata ne mbeshtetje te tyre, denoncuan dje ate qe e cilesojne draft i papranueshem per emerimet ne institucionet artistike. Behet fjale per studim-draftin per reformen ligjore institucionale te institucioneve kulturore-artistike ne varesi te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Kryesia e sindikates se pavarur dhe komuniteti artistik i artisteve te Teatrit Kombetar kane nenshkruar nje peticion, ku refuzojne te pranojne qe Bordi Artistik dhe drejtori Artistik, te propozohen dhe vendosen nga ministri i Kultures. Nenshkruesit vene ne dukje ne peticionin qe i eshte derguar Ylli Pangos dhe instancave te tjera shteterore, se ky studim centralizon ne menyre te tejskajshme veprimtarine krijuese te Institucioneve Artistike.
Po ashtu, ata vleresojne se "ky studim-draft, edhe ne krahasim me ligjin ne fuqi jo vetem qe nuk korrigjon, por vendos ne varesi te plote drejtimin dhe menaxhimin e Institucioneve Artistike nga politika personale dhe subjektive". Akuza e tyre arri deri dhe ne faktin sipas peticionit se drafti "politizon krejtesisht veprimtarine e institucionit, duke na imponuar praktika te sistemit te kaluar".
Ne studim-draft, kerkohet qe Bordi Artistik i drejtimit te institucioneve tona te propozohet dhe vendoset nga ministri i Kultures. Drejtori Artistik vendoset nga ministri i MTKRS-se dhe drejtori i Pergjithshem i Institucionit propozohet nga ministri perkates dhe vendoset nga Kryeministri.
Kjo eshte dhe pika e diskutueshme qe inicioi peticionin. "Duke qene te ndergjegjshem qe institucioni yne eshte ne varesi te MTKRS-se, shprehim mirekuptimin e plote per proceduren politike te perzgjedhjes se drejtorit te Pergjithshem, por nuk arrijme te kuptojme, ne mungese totale te argumenteve te studim-draftit te paraqitur se si dhe pse, dy organizmat e tjera artistike (Bordi Artistik dhe drejtori Artistik) duhet te zgjidhen apo qofte te kene dhe miratimin e ministrit te Kultures", thuhet ne peticionin e nenshkruar nga Sindikata e Pavarur e Artisteve te Teatrit Kombetar dhe Komuniteti Krijues i Teatrit Kombetar.
Sipas tyre, "praktika e propozuar cenon ne menyre te hapur parimin e pavaresise se drejtimit krijues artistik ne institucionet qendrore te artit skenik".
Ne kete pike, peticioni hedh idene qe Bordi Artistik si dhe drejtori Artistik, si dy organizma thellesisht profesionale, te propozohen nga drejtori i Pergjithshem i Teatrit Kombetar si dhe te votebesohen nga Komuniteti Artistik, ne baze te kritereve te mirepercaktuara paraprakisht.
Ed.Ku
Trupa Artistike
Nje tjeter shqetesim qe ngre peticioni, eshte ai per trupen artistike. "Kundershtojme ne menyre te prere propozimin e pamotivuar per rritjen e veprimtarive artistike, duke shkurtuar numrin e artisteve, si dhe mbeshtetjen financiare nga MTKRS-ja", thuhet ne peticion. Po ashtu, kundershtohet dhe "vendosje perqindjesh ne percaktimin e kategorive te artisteve, si nje propozim sa te paargumentuar, aq edhe naiv e anti-profesional".
Nenshkruesit e peticionit:
Mirush Kabashi
Ndricim Xhepa
Agim Qiriaqi
Yllka Mujo
Luiza Xhuvani
Roland Trebicka
Marjeta Ljarja
Bujar Asqeriu
Ahmet Pasha
Mehdi Malkaj
Marjana Kondi
Vasian Lami
Alfred Bualjoti
Arben Derhemi
Fadil Kujovsa
Olta Dako
Sokol Angjeli
Monika Lubonja
Naum Shundi
Vangjel Toce
Anila Frasheri
Neritan Licaj
Valbona Imami
Elida Janushi
Anila Bisha
Dritan Borici