Mediat turke: Turqia, kampione e zemrave
Gazeta me e madhe turke, "Sabah", shkruan: "Ne jemi kampion te zemrave". Turku eshte shume krenar per ekipin e tij, edhe pse nuk arriti dot ne finale, por u largua me merite, pas humbjes 3-2 me Gjermanine. Gjithsesi, "perralla turke" ishte nder me te bukurat, teksa vune ne veshtiresi te jashtezakonshme edhe skuadren favorite per fitimin e Evropianit. "Ne e lame turneun si ekipi qe i dha me shume kolorit kampionatit", tha Terim. Turqia fitoi 2-1 me Zvicren, Cekine (3-2), Kroacine pas penalltive (1-1 ndeshja) dhe u eliminuan nga Gjermania, me nje gol te realizuar ne minuten e 90-te nga Filip Lahm. "Une jam shume krenar, per skuadren dhe rezultatet. 70 milione njerez dhe zemrat e tyre ishin me ne". "Ne treguam se ishim skuadra me e mire e Evropianit. Ne i detyruam gjermanet te luanin sipas futbollit tone", shkruan gazeta "Sabah". "Mos jini te trishtuar - ne fituam", shkruan gazeta "Hürriyet". Gjithsesi, Fatih Terim nuk do te jete me trajneri i Turqise. Futbolli ne Turqi po behet i rendesishem, por dhe sukseset nuk mungojne.