E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken Gullit merr fund aventura cecene

Aventura e Ruud Gullit si trajner i skuadrës çeçene të Terek Grozny ka marrë fund. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i skuadrës dhe në të njëjtën kohë president i vendit Ramzan Kadyrov, i cili në të njëjtën kohë nuk ka hezituar të sulmojë mediatikisht hollandezin.

“Gullit nuk do të drejtojë më skuadrën. Ai ishte i paaftë për të treguar veten një trajner të mirë. Nën drejtimin e tij gjatë këtij sezoni skuadra ka regjistruar rezultate të dobta. Ai nuk e kishte mendjen te skuadra, port e baret dhe diskot”, ka thënë njeriu më i pushtetshëm i Çeçenisë.

Ruud Gullit një nga lojtarët më të mirë të viteve ‘90-të si dhe fituesi i Topit të Artë dhe titullit si Lojtari më i Mirë i Vitit surprizoi të gjithë opinionin e futbollit botëror me vendimin e tij për të drejtuar skuadrën cecene të Terek Grozny, megjithëse se kërkohej nga skuadra të mëdha të Evropës.

Prezantimi iatëherëshëm nga presidenti i vendit Razvan Kadirov u pompua nga ky i fundit me premtime për ngjitjen e skuadrës në nivelet më të larta, por gjatë këtij sezoni që sapo ka filluar në Rusi, ajo vazhdon të renditet në vendet e ulëta të renditjes. Kjo ecuri negative ka sjellë dhe shkarkimin nga detyra të Ruud Gullit, i cili me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin hollandez.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›