Ikën Mihaloviç, vjen Papadopulo
Pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, klubi i Bolonjës ka shkarkuar trajnerin serb, Sinisha Mihajloviç. Menjëherë më pas është mësuar se kush do të jetë pasuesi i tij në këtë post. Në orën 9.00 të mëngjesit të djeshëm, ka mbërritur në Bolonjë Xhuzepe Papadopulo. Ai është takuar me drejtuesin e skuadrës kuqeblu. Ish-trajneri i Leçes më pas është konfirmuar në postin e trajnerit, por ende nuk janë bërë të njohura detajet e kontratës. Ish-trajneri Mihaloviç është shprehur në lidhje me aventurën e shkurtër te Bolonja: "Do të doja ta falënderoja të gjithë personelin e klubit, tifozët dhe shtypin. Po ashtu do të doja të kërkoja falje, pasi nuk ia arrita të kënaq pritshmërinë e tyre. Në mënyrë të veçantë do doja të falënderoja ekipin".