Lëkundet Ranieri, Juve mendon Spaletin
Humbja me Xhenoan ka sjellë shumë dyshime në të ardhmen e Juventusit. Emri i parë rreth të cilit janë ngritur shumë pikëpyetje është ai i trajnerit Klaudio Ranieri. Kthesa e papritur në sezonin bardhezi, me skuadrën që "normalisht" duhet të renditet e dyta në Serinë A (kjo është hipoteza më e mirë), nuk u shkon për shtat drejtuesve të klubit. Në fillim të sezonit, të gjithë shpreheshin të bindur se kishin një skuadër mjaft konkurruese dhe nevojitej vetëm blerja e një ylli (sipas gjasave braziliani i Verderit, Diego) dhe ndonjë riparim i vogël. Megjithatë, golat e shumtë që po pëson mbrojtja, paraqitjet me lojë aspak bindëse, pikët e humbura gjatë rrugës dhe rendimenti i dobët i disa lojtarëve, ku nuk mungojnë as emrat e mëdhenj, e bëjnë që revolucioni të jetë i paevitueshëm. Fillimisht është menduar afrimi i një trajneri që garanton lojë të bukur dhe di si të marrë maksimumin nga futbollistët. Në këtë këndvështrim, kandidati më i fortë është Luçiano Spaleti. Drejtuesi i stolit verdhekuq nuk është alternativa e vetme që pëlqehet nga krerët e "Zonjës së Vjetër". Në listë janë edhe emrat e trajnerit të Xhenoas, Gasperini, apo atij të Fiorentinës, Prandeli. E dyshimtë është edhe darka e javës së kaluar, ndërmjet Blank dhe Marçelo Lipit. Trajneri aktual i përfaqësueses "axurre" mund të kthehet te Juventusi në vitin 2010, si trajner apo drejtues, kjo pak rëndësi ka.
Largimi i Ranierit në fund të sezonit duket i sigurt. Fati i tij nuk do të përcaktohet as nga sfida me Interin dhe as nga ecuria e skuadrës në Kupën e Italisë. Në fakt, projekti "Juventus" nuk është lidhur asnjëherë me rezultatet në periudha afatshkurtra. Gjithsesi, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, pasi trajneri duket se nuk e ka më situatën nën kontroll: skemat, moduli dhe përgatitja e ndeshjeve nuk ka ndryshuar asnjëherë. Por tashmë, skuadra nuk i aplikon më direktivat e Ranierit me të njëjtin përkushtim si në fillim të sezonit. Rezultatet nuk erdhën as me rikthimin e "big"-ëve nga dëmtimet. Përkundrazi, ekipi funksiononte më mirë kur zgjedhja e lojtarëve ishte e kufizuar. Këtu lindin edhe analizat e klubit, që sjellin dyshime për elementë të veçantë. Askush nuk cilësohet më i paprekshëm: Bufon, Kamoranezi apo Trezege mund të largohen nëse me strategjinë e re janë "të padobishëm". Nga shitja e portierit mund të sigurohen fonde për të realizuar blerje të tjera të mëdha: preferencat janë Tiago Mota dhe Samuel Eto‘o. Për Bufon interesohen Barcelona, Bajern i Mynihut dhe Mançester Siti. Nëse "gardiani" largohet, bardhezinjtë kanë menduar disa zgjidhje: përkrah Maninger, mund të jetë Marketi, që po paraqitet mjaft mirë me Kaljarin. Ndërkohë, nuk përjashtohet as hipoteza e rikthimit të Abiatit, pas huazimit në vitin 2005. Në repartin difensiv janë të sigurta largimet e Melberg, Knezeviç dhe Zebina. Objektivi kryesor i juventinëve është mbrojtësi i Udinezes, Zapata. Për mesfushën kërkohet Tiago Mota, që të paktën në letër, përbën një dyshe mjaft cilësore përkrah Diegos. Në sulm, gjithçka do të vendoset nga David Trezege: nëse francezi largohet, synohet Eto‘o. Blerja e sulmuesit kamerunas nuk do të jetë e vështirë nëse Bufon transferohet në "Kamp Nou".