Inter, Liverpul e Siti, garë për Zarate
Lacio rrezikon të humbasë shërbimet e Mauro Zarates në fund të sezonit. Bardhkaltërit kanë afat deri më 30 prill që të blejnë nga klubi Al-Sad i Katarit gjysmën tjetër të kartonit të talentit argjentinas. Megjithatë, vetëm pak ditë pas golit të jashtëzakonshëm që Zarate shënoi në derbin me Romën, vëllai i sulmuesit, Serxho, u kërkoi drejtuesve lacialë që të mbyllin gjithçka brenda kësaj jave. Në anën tjetër, Hoze Alberti, zbulues talentesh dhe konsulent në merkato ka paralajmëruar Lotiton: "Zarate është një lojtar mjaft cilësor, edhe pse shpesh te Lacio është lënë në plan të dytë. Ai ndiqet nga Interi, Liverpuli dhe Mançester Siti dhe besoj se edhe në këto klube, Mauro do të jetë një sulmues me shumë peshë".