Ikën Pinteri, pena e teatrit politik
Nobelisti britanik i letërsisë, Harold Pinter, ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, i sëmurë nga kanceri. Pinter konsiderohej si një ndër përfaqësuesit e shkëlqyer të dramës angleze të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Në vitin 2005, Akademia Suedeze i ka dhënë çmimin “Nobel” Harold Pinterit, si autori që e riktheu teatrin mbi elementët e tij bazë: me një hapësirë të pafund dhe dialog të paparashikuar, ku njerëzit janë në dorë të njëri-tjetrit. I shumanshmi Pinter ka marrë famë për eksplorimin e tij rreth dominimit dhe nënshtrimit, kërcënimit dhe padrejtësisë në më shumë se 30 pjesë të tijat, si dhe për aktivizimin e tij të pabesueshëm në politikë. Akademia suedeze e ka përshkruar atë si përfaqësuesin më të spikatur të dramaturgjisë në Britaninë e pasluftës. Ai ishte vlerësuar, sepse veprat e tij shpalosnin frikën që fshihej pas raporteve të përditshme dhe anën tjetër të botës mondane.
Që nga vitet 1950, Harold Pinter ka shkruar njëzet e nëntë drama, përfshirë "The Birthday Party", "The Caretaker" dhe "The Homecoming". I biri i një rrobaqepësi hebre, ai ka thënë se anti-semitizmi, me të cilin ishte ballafaquar në rininë e tij, kishte influencuar vendimin e tij për t'u bërë dramaturg. Pinter është edhe veprimtar i së Majtës, që kundërshtoi fuqishëm vendimin e qeverisë britanike, për t'iu bashkuar pushtimit të Irakut, të udhëhequr nga SHBA. Ai po ashtu ka dënuar bombardimet e NATO-s në Serbi dhe grushtshtetin, që rrëzoi Salvador Allenden në Kili, në 1973. Harold Pinter ka shkruar edhe 21 skenarë, përfshirë "The French Lieutenant's Woman", "The Go-Between" dhe "The Servant", si dhe ka bërë regjinë e shumë shfaqjeve në teatër, përfshirë dramën e David Mamet-it "Oleanna", rrobaqepësi hebre është një nga dramaturgët më të njohur të Britanisë për krijime si "The Birthday Party" dhe "Caretaker". Pinter mori më shumë se një milion dollarë, që shoqërojnë çmimin. Që nga vitet 1950, Harold Pinter ka shkruar njëzet e nëntë drama.
Menjëherë pas dhënies së çmimit “Nobel”, në Suedi, komuniteti i shqiptarëve ka protestuar, duke organizuar një tubim, si dhe publikuar në të përditshmen më të rëndësishme suedeze “Expressen”. Në letrën e hapur të komitetit shqiptar shkruhej se “duke i dhënë Pinterit çmimin “Nobel”, Akademia Suedeze ka qëndruar në anën e shfarosjeve romantike masive dhe se votimi për çmimin e Akademisë Suedeze është një fyerje ndaj viktimave të luftërave ballkanike”.
Por në vitin 2006, për Pinterin vjen vlerësimi tjetër nga Akademia Evropiane për teatrin. Harold Pinter dhe teatri politik ishin protagonistët e festivalit të teatrit evropian 2006 që u mbajt në Torino. Vendimi në fakt ishte marrë nga juria qysh në vitin 2001, por atëherë dhënia e çmimit u anulua për siç u tha mungesë fondesh. Në vitin olimpik 2006, ai rikthehet dhe është zhvendosur nga Taormina siçiliane, në Torinon e ftohtë.
"Ky është një çmim evropian dhe do të doja të përjetoja ditën kur Evropa e bashkuar të ngrihet kundër fuqisë amerikane!". Këto fjalë i përgjigjen shijes së publikut: Harold Pinter shprehet me tone luftarake me gjithë sëmundjen e rëndë. Ai qëndron në skenë i shoqëruar nga e shoqja, mbështetet mbi një shkop dhe i duhet të mbledhë gjithë forcat e tij. Kjo ka qenë shfaqja më e rëndësishme e Pinterit në publik pas një kohe të gjatë. Çmimin “Nobel” e pat pranuar përmes videos, por në Torino shkoi personalisht. Në një fjalim të gjatë në podium, ai është paraqitur i gjallë dhe me humor.
Torino dënoi të gjitha kundërshtitë që ishin në adresë të Pinterit mbi dhënien e çmimit “Nobel” atij. Në skenat e saj u shfaqën disa prej pjesëve të vona të Pinterit, të cilat kritikët i kishin cilësuar të parëndësishme. "Rendi i ri botëror" e ka quajtur Pinteri pjesën e tij teatrale në vitin 1991 shumë përpara se Xhorxh Bush të shpikte rendin e tij të ri botëror. "Abu Ghraib e madje edhe Guantanamo nuk janë dukuri të reja. Jo, ata kanë shumë precedentë. Politika e jashtme e SHBA për më shumë se 50 vjet mbështetet në një pyetje të vetme: çfarë është në interesin tonë personal?", - është shprehur Pinter.