E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miloshovski në Nju Jork për padinë ndaj Greqisë

Nju Jork - Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski, ndodhet që prej ditës së sotme në Nju Jork për një vizitë disaditore. Arsyeja e kësaj vizite është për të kompletuar padinë e Maqedonisë kundër Greqisë para GJND-së në Hagë.

Ministri i Jashtëm maqedonas do të takohet me ekipin juridik që po punon për përgatitjen e dëshmive me të cilat duhet të mbështesë padinë e saj Maqedonia.

Materiali dëshmues duhet të dërgohet deri në fund të qershorit në Gjykatë, dhe më pas i mbetet Greqisë një periudhë prej gjashtë muajsh për përgatitjen e dëshmive të saj.

Maqedonia ngriti padi në Gjykatën e Hagës kundër Greqisë në nëntor të vitit të kaluar, me pretendimin se Athina me bllokadën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO ka prishur Marrëveshjen e përkohshme dypalëshe të vitit 1995.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›