Milito-Tiago drejt Interit
Takimi ishte lënë prej kohësh. Pothuajse gjithçka është gati për kalimin e Diego Militos dhe të Tiago Motës nga Xhenoa drejt zikaltërve. Siç bën të ditur "Gazzeta della Sport", sot Masimo Morati dhe Enriko Preciozi do të firmosin marrëveshjen që nuk pritet të ketë surpriza, pasi të dy klubet kanë muaj që punojnë për këtë tratativë. Xhenoa do të përfitojë 16 milionë euro plus Akuafreskën, si dhe si dhe dy lojtarë në bashkëpronësi, Vivianon dhe Bonuçin.
Nga ana tjetër, edhe Milito e Mota kanë arritur marrëveshjet me klubin e Interit për kontratat e tyre. Kështu; Milito do firmosë një kontratë 4 vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa Tiago Mota do firmosë një kontratë 5 vjeçare me një vlerë rreth 3 milionë euro në vit.