Edhe Xhaferri ashtu thote: NATO
Anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut eshte nje nder objektivat kryesore te qeveise se vendit. Deputeti i Partise Demokratike, Ferdinand Xhaferri, ka dekalruar se marrja e fteses per anetaresim ne NATO, ne samitin e Bukureshtit, qe do te zhvillohet ne muajin prill, mbetet nje nder perparesite e politikave qeverisese gjate vitit 2008. Gjithashtu, ai ka theksuar se edhe plotesimi i detyrimeve qe rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, eshte ne axhenden e qeverisjes se vendit. Xhaferri i tha ATSH-se se e vlereson si paresor plotesimin e angazhimit per marrrjen e fteses per anetaresim te vendit ne NATO gjate Samitit te Bukureshtit, qe do te mbahet ne muajin prill. "Dihet tashme se standardet per te realizuar kete aspirate kane avancuar shume dhe na kane mbetur per t'u permbushur dy aspekte te saj, qe jane reforma ne drejtesi dhe reforma zgjedhore, per te cilat eshte shprehur vullneti nga te dyja palet", tha Xhaferri. Ai vlereson si nje moment tjeter te vemendjes se maxhorances gjate vitit ne vazhdim percaktimin e statusit te Kosoves, si dhe realizimin e detyrimeve te Shqiperise qe lidhen me MSA-ne me BE-ne. Sipas ligjvenesit te partise me te madhe te mazhorances qeverisese, nje prioritetet tjeter i maxhorances se djathte per vitin qe sapo ka hyre do te jete dhe furnizimi i qytetareve 24 ore me energji elektrike, nje premtim elektoral ky qe ende nuk eshte mbajtur nga shumica. "Rritja e investimeve ne sektorin energjetik do te mundesoje permiresimin e situates ne kete drejtim, pa harruar ketu rritjen e investimeve edhe ne fusha te tjera si ne infrastrukture, ku do te vazhdoje puna ne disa vepra rrugore ne Jug te vendit, te filluara me 2007-n dhe qe pritet te perfundojne gjate vitit 2008", tha ai. Rritja e pagave do te jete nje tjeter prioritet i ekzekutivit, ku serish perparesi do te kete rritja e pagave ne arsim dhe shendetesi ne masen 20 perqind, per te permbushur premtimin qe brenda vitit 2009, ato te dyfishohen, nenvizoi Xhaferri.