E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën i dënuari, pezullohet drejtoresha e burgut

TIRANE- Ministria e Drejtesise ka pezulluar nga detyra drejtoreshen e burgut 325 Ali Demi, Irena Çelaj.

Vendimi eshte marre vetem nje dite pas thyerjes se lejes nga i denuari Astrit Dervishi, qe nuk u rikthye me ne burg, per te vuajtur pjesen e mbetur te denimit.

Ministri i Drejtësisë  Eduard Halimi ka urdhëruar menjëherë hetimin e lejes së dhënë dhe ka urdhëruar sot pezullimin nga detyra të Drejtoreshës së IEVP Ali Demi, Irena Çelaj.

Astrit Dervishi është i dënuar me 1 vit burg për vjedhje duhet të ishte kthyer dje në orën 13:00 në burg. I dënuari ka vuajtur 7 muaj dhe 27 ditë dhe i ngelen për të vuajtur 4 muaj dhe 3 ditë burgim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›