E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën i nxehti afrikan Termometri zbriti sot 5 gradë

TIRANE- Ikën i nxehti afrikan. Pas një jave kur termometri u ngjit gati në vlerat 40 gradë celcius, sinoptikanet japin lajme të mira. Të paktën për disa ditë, pasi sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat e larta do të rikthehen sërish në fundjavë.
Metereologia Lajda Porja u shpreh për atsh se “prej mesnatës ka patur një rënie të ndjeshme të temperaturave, çka pritet edhe në orët e mesditës". Sipas saj, Tirana dje shënoi temperaturat deri në 38 gradë celcius, ndërsa sot nuk do të shkojnë më shumë se 32 gradë, pra me një rënie me 5 gradë celcius që do të shënohet në të gjithë territorin e vendit.
Ditët e fundit vendi yne u përfshi nga temperaturat deri në 40 gradë celcius, duke filluar nga bregdeti, por edhe ne zonat e ulta.
“Qarkullimi i masave ajrore nga Afrika në vendin tonë gjatë verës është i pranishëm gjatë muajit korrik dhe gusht, të cilët janë dy muaj të nxehtë dhe të thatë, ndaj e kemi gjithmonë të pranishëm të nxehtin afrikan”, bëri të ditur Porja.
Ajo shpjegon se stina u karakterizua nga 4 episode të të nxehtit afrikan, dy në muajin korrik dhe dy në muajin gusht, ndërkohë që verën e vitit 2009 ishin tre episode gjithsej.
I nxehti afrikan, qe vjen nga qarkullimi i masave ajrore nga Afrika, zgjat vetëm 5 ditë dhe temperaturat shënohen 35 gardë në gjithë territorin, që do të thotë se në zonat malore shënohen vlerat mbi 35 gradë, ndërsa vlerat më të larta arrijnë në 40-46 gradë celcius. Vitin e kaluar në qytetin e Gjirokastrës u shënua temperatura 43 gardë celcius gjatë episodit të të nxehtit afrikan dhe pikërisht në pjesën e dytë të muajit korrik. Lidhje te tjera Greqi, sot dita më e nxehtë e vitit

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›