Një ngjarje pas kthimit tim nga emigrimi për pak ditë pushime
Erdha me qellimin e mire per te pushuar ca kohe ne plazhet e vendit tim. E dija qe kishte mjaft te keqija ky vendi im, por kurre nuk me kishte shkuar ne mendje qe dikush me dashakeqesine me te plote dhe pa arsye do te m’i prishte te gjitha.
Dita e pare qe erdha, përpara shtëpisë (që e kisha lënë bosh) gjej një ndërtim të fqinjit, për shkakun e të cilit një mal me inerte përzier me plehra ishte përpara dritareve të mia. Banja e bllokuar qe nga jashte kishte sjelle ujin me fekale në brendësi të apartamentit. Fqinji më thotë: “Ja, bëmë këtë këtu, menduam se do të pëlqente...“! Kjo eshte fantastike!
Ika ne hotel. Te nesermen kthehem aty. Fqinji i dytë më pyet: - Ça po ben? I thashe se tani do heq fekalet dhe dheun qe ka sjelle fqinji ynë. - Ke te drejte - me tha.
Pas disa oresh kerkimi te ustait, u ktheva qe te vazhdoja punen. Tek dera gjej Urdhrin e Rajonit: “..Të paraqiteni sa me shpejt… dhe mosparaqitja juaj do t’u shkaktoje kete dhe atë...”!
Shkova dhe askend nuk gjeta. Pas dy oreve te tjera erdha tek shtepia dhe ç’te me shohin syte! Policia bashkiake e pajisur me nje leter dore me kerkonte llogari se çfare kam nder mend te bej, U thashe se do heq dheun qe me ka zene dritaret.
Ata më thanë se pa lejen e urbanistikës nuk mund te besh asgje. Fqinjët rrinin aty të ngeshëm dhebuzeqeshnin pak nen mustaqe..Me anen e shtetit me kishin ulur dinjitetin atje ku donin ata. A ka ndonje gjakftohte vallë te guxoje dhe te me jape disa keshilla per t’i kaluar pushimet te gezuara?
Dhe sot eshte dita e trete qe nuk kam shkuar tek varri i nenes!