Nuk degjojme te verteta prej tyre, ndaj na i thonë ambasadorët
Këta legenat e 20 viteve të fundit politike, i ka votuar populli, i kemi votuar ne.. Pashë në disa forume, ca shkronjës që i vërsuleshin ambasadorit amerikan se na paska sharë atë të pakorrigjueshmin dhe të pagabueshmin, burrin më të madh të planetit që nga koha e majmunëve të Darvinit, zotin, shokun, Saji Bej Berishën…Hajde gallatë, hajde..
O zotërinj, ai ambasadori, ben shume jashte detyres se tij diplomatike, duke u marre me pislliqet tona. Por kjo s’do te thote qe ata te bejne punet tona. N.q.s ne duam të jetojmë në hale, nuk ka force te na ndaloje nga kjo rruge.
Dikush pyeti ne nje diskutim tjeter, pse kanë kaq peshë fjalët e të huajve dhe jo të politikanëve tanë? Sepse nuk degjojme te verteta prej tyre, dhe perfundojme t’ia kerkojme te vertetat ambasadoreve te huaj.