E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kur flitet per korrupsion flitet ne prizmin e luftes politike

Per ata qe dine diçka per Kanunin e Leke Dukagjinit duhet t’ju kujtohet se ne ate kanun njeriu qe vidhte apo thyente besen denohej shume rreptë. Turpërohej në krahine deri me shperngulje me soj e sorrolop dhe madje edhe vrasje. Ligjet e rrepta nuk mjaftojnë, ato duhen zbatuar në mënyrë periodike..

Në Amerikë p.sh., dhe jo vetëm aty, po te mos kishte ligje te rrepta ndaj korrupsionit do te ishte bere si ne Shqiperi dhe mbase me keq. Eshte druri qe na mungon ne shqiptareve

Te vendosen masat e denimit siç ishin ne komunizem (me vdekje, per tradhti ndaj atdheut, nese vjedh ne detyre shteterore, denime nga 25 deri denim per jete per doktoret qe vdesin njerezit per t’u marre para, detyrim me pune te detyruar (community service ) per arsimtarin qe merr para nga studentet). Dhe do ta shikojmë si ulet korrupsioni…

Thuhet se Arsimi eshte pjesa me pak e korruptuar ne shoqerine tone. Pritni kur te dale si ushtria ( para nje viti thuhej ushtria ishte institucioni me pak i korruptuar).

Ka aq shume per te thenë, por ç’e do. Pjesa më qytetare e këtij vendi, beson te demokracia liberale, por ajo nuk funksionon në Shqipëri.

Dhe e keqja e dytë eshte se edhe kur flitet per korrupsion, flitet ne prizmin e luftes politike. E ka fajin ai e ka fajin ky.. Berisha nuk beri gje, Nano nuk beri gje. Eshte si zenka e dy hajduteve qe akuzojne njeri-tjetrin per vjedhje. Thua vertet do te kemi lufte kunder hajduteve nga hajdutet?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›