Ikin 21 drejtorë të Bashkisë së Tiranës: Basha s’ka legjitimitet

Ata shprehen se në të gjitha këto vite janë shënuar rezultate pozitive në Tiranë, teksa shtojnë se kryetari i ri i Bashkisë, Lulzim Basha nuk ka legjitimitet moral.
“Në gjithë këto vite pune pasionante, me përkushtim e profesionalizëm, falë edhe një lidershipi frymëzues, kemi shënuar të gjithë së bashku, rezultate të jashtëzakonshme, duke transformuar rrënjësisht kryeqytetin dhe krijuar një institucion publik, të standardeve evropiane, Bashkinë e Tiranës. Në këtë institucion, kemi gjetur forcën për t`u përballur, me çdo sfidë të ndryshimit e zhvillimit të Tiranës, në radhë të parë, falë faktit që na janë garantuar të gjitha kushtet, për të punuar gjithnjë, si shërbëtorë të qytetit e të qytetarëve, asnjëherë si rrogëtarë të zgjedhur, përmes lidhjesh politike dhe të varur prej interesave e orekseve të politikës”, thuhet në deklaratë.
“Në këto kushte, të domosdoshme për një institucion, të ngritur mbi meritokracinë dhe respektin për vlerat e aftësitë e çdo individi, siç ishte në gjithë këto vite Bashkia e Tiranës, nuk ekzistojnë më. Fatkeqësisht, nuk ekziston më, as themeli moral, mbi të cilin ngrihet çdo institucion i pushtetit vendor, si shprehje e zgjedhjes së lirë e të ndershme të qytetarëve, të cilëve u shërben. Bashkia e Tiranës nuk përfaqëson më qytetin dhe qytetarët, por pushtetin politik, të tjetërsimit të vullnetit të tyre”, vijon deklarata.
“Me krenari për shërbimin e kryer deri këtu, ndaj qytetit tonë, me nderim për çdo qytetar, të cilit kemi pasur privilegjin t`i shërbejmë dhe me keqardhje, për pamundësinë që të vazhdojmë punën, nën një lidership pa legjitimitet moral, pavarësisht mbrojtjes që na ofron ligji, për të qëndruar në pozicionet tona, si nëpunës të shërbimit civil dhe shtetit, ne i deklarojmë opinionit publik, dorëheqjen tonë të parevokueshme nga detyra”, thuhet më tej.
Lista e drejtorëve:
Dritan Agolli Administrator i Përgjithshëm
Majlinda Dhuka Drejtor i Përgjithshëm
Sonila Qato Drejtor i Përgjithshëm
Albana Kociu Drejtor i Përgjithshëm
Viola Haxhiademi Drejtor i Përgjithshëm
Irfan Dashi Drejtor i Përgjithshëm
Arben Seferaj Drejtor i Përgjithshëm
Androkli Kokthi Drejtor i Përgjithshëm
Pal Doçi Drejtor i Përgjithshëm
Joana Bushi Drejtor Drejtorie
Flutura Pulaci Drejtor Drejtorie
Enton Punavija Drejtor Drejtorie
Afrim Qëndro Drejtor Drejtorie
Kujtim Spahiu Drejtor Drejtorie
Anila Shehu Drejtor Drejtorie
Hantin Bonati Drejtor Drejtorie
Ogerta Manastirliu Drejtor Drejtorie
Migena Vishko Drejtor Drejtorie
Julian Zanaj Drejtor Drejtorie
Zyhdi Dajti Kryeinspektor i Policisë Bashkiake
Ardit Kaja Kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor
/Start/
2011-07-18 18:03