E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet besimi i konsumatorëve tek ekonomia

Sipas vrojtimit, shqiptarët ndjehen më të sigurt për situatën e tyre financiare pas kursimeve të konsiderueshme të realizuara gjatë muajve të parë të këtij viti, por mbeten ende ngurrues kur pyeten për blerjet në shuma të mëdha.

Vrojtimi i besueshmërisë së konsumatorit kryhet aktualisht nga Instituti i Statistikave për llogari të Bankës së Shqipërisë.  Konsumatorëve u shtrohen disa pyetje për gjendjen e tyre ekonomike dhe se si e mendojnë ata ecurinë në muajt në vijim.

Sipas këtij raporti, "përmirësimi i besimit konsumator gjatë këtij tremujori u ndikua kryesisht nga vlerësimi pozitiv i balancës së pritjeve mbi situatën financiare të familjeve në tremujorin e ardhshëm". /Start/

                                                                                             2011-07-19 08:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›