E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin 3 anetare te stafit te Ndokes

Disa dite pas marrjes se postit te ministres se Shendetesise, Anila Godo ka nisur te krijoje stafin e saj me te ngushte me te cilet do te bashkepunoje per reformat aq te pritshme ne sektorin me jetik dhe ne krize, shendetesine. Tre zevendesimet e para konfirmohen zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise. Emri i pare eshte ai i Gerta Picarit, e cila pas shkarkimit nga posti i drejtueses se Drejtorise se Tatimeve vjen si sekretare e pergjithshme e Ministrise se Shendetesise, ne vend te Afrim Krasniqit i emeruar ne kete detyre me ardhjen e ministrit Nard Ndoka. Zevendesimi i dyte i perket drejtorise se kabinetit te ministrit, ku nga kjo detyre largohet Erenestina Halili per t'i lene vendin nje tjeter emri, ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Largimi i trete eshte i njerit prej keshilltareve te ish-ministrit Nard Ndoka, Lazer Stani. Burime konfidenciale brenda ministrise thone se keshilltari i ish-ministrit Ndoka, Petro Mersini eshte konfirmuar se do te qendroje ne detyren e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›