Ikin ne grup 100 anetare te PS, i bashkohen LSI-se
Zhvillimet e fundit politike te Partise Socialiste duket se nuk kane gjetur mirekuptimin e bazes. Politika e ndjekur nga kryetari aktual Rama dhe katapultimi i emrave ne strukturat drejtuese te njerezve, qe nuk kane asnje lidhje me PS-ne, duket se kane zemeruar mjaft drejtuesit dhe anetaret e PS-se ne baze. Zemerim, i cili po pasohet me largime masive nga PS-se. Dje kane qene 100 anetare te PS-se se Permetit, te cilet duke kundershtuar politiken e kryetarit te tyre Rama, jane larguar nga PS-ja, per tu bashkuar me Levizjen Socialiste per Integrim. Levizja Socialiste per Integrimin, ne Qarkun e Gjirokastres po vijon ristrukturimin e degeve lokale ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres. Gjate fushates per anetaresimin e anetareve te rinj te LSI-se ne kete Qark, jane bashkuar edhe pjesetare te Partise Socialiste. Strukturat drejtuese te LSI-se, bejne te ditur se gjate nje takimi te strukturave te partise se tyre per rrethin e Permetit, rreth 100 anetare te Partise Socialiste, kane deklaruar largimin nga kjo force politike per t'iu bashkuar LSI-se. Sipas Erjon Jaces, kryetar i strukturave te PS-se ne komunen Dishnice, 10 organizata socialiste jane shkrire dhe rreth 100 anetaret e tyre i jane bashkangjitur Levizjes Socialiste per Integrim. "PS eshte nje parti qe me menyren si paraqitet aktualisht nuk mund te fitoje ne vitin 2013", ka pohuar Jace gjate takimit te zhvilluar ne qytetin e Kelcyres. I pranishem ne kete organizim ka qene edhe deputeti i LSI-se, Vangjel Tavo, i cili eshte shprehur se kjo force politike vijon forcimin e strukturave organizative dhe politike me qellim konsolidimin e fitores ne zgjedhjet parlamentare te 2013. "LSI-ja eshte nje force politike, e cila ka ne qender te veprimtarise se saj integrimin e vendit tone ne Bashkimin Europian", ka pohuar mes te tjerash deputeti Vangjel Tavo, ne takimin me strukturat e LSI-se ne rrethin e Permetit. Nuk eshte hera e pare, qe nga Partia Socialiste ikin anetaret e saj duke iu bashkua Levizjes Socialiste per Integrim. Gjate ketyre viteve ka pasur mjaft ikje masive dhe shkrirje te gjithe struktures sic ndodhi me PS-se e Lushnjes, ku para pak muajve kryetari i saj iku bashke me anetaret duke iu bashkuar LSI-se.
Meta: Te nise puna per reformen zgjedhore
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka qene dje ne qytetin e Korces ku vijon puna per ristrukturimin e degeve. Gjate ketij takimi, kryetari Ilir Meta ka deklaruar se duhet te nise puna sa me shpejt per realizimin e reformes zgjedhore. Meta tha se reforma nuk mund te behet vetem per nje pale zgjedhje ndaj duhet te nisin diskutime serioze per realizmin e kodit te ri zgjedhor. Kreu i LSI-se ka kritikuar qendrimin e opozites per bllokimin e integrimit duke mos votuar ligjet me 3/5 dhe kjo sjell mos plotesimin e 12 kushteve te BE-se. Opozita prej dy vitesh ka luajtur nje rol bllokues, duke mos votuar ligje shume te rendesishme per te cuar Shqiperine me prane Bashkimit Europian. "Ne jemi per t'i sherbyer integrimit evropian te vendit. Qe t'i sherbesh integrimit evropian te vendit do te thote qe t'i sherbesh stabilitetit, do te thote t'i sherbesh mireqenies dhe te ardhmes se te gjithe qytetareve. Jemi krenare qe kemi nje rol shume te madh per heqjen e vizave. Kemi bere cdo gje per procesin e integrimit evropian" tha Meta. Kreu i LSI ka sqaruar se ky proces ka 2 vite qe nuk ka ecur perpara vetem per arsyen, sepse nuk ka dashur kryetari i Partise Socialiste te votoje disa ligje qe jane me ekspertize evropiane. Jane ligje qe nuk kane lidhje me qeverine. "Ketu behet fjale per ligje qe ndihmojne biznesin sic eshte ligji per Gjykaten Administrative. Behet fjale per ligje qe i sherbejne te gjitheve", tha ai. Meta tha se Levizja Socialiste per Integrim eshte luftuar padrejtesisht nga opozita, pasi partite e tjera kane dashur te kene monopolin e jetes politike ne vend. "Rruga jone eshte e gjate, rruga jone eshte e suksesshme. Ne jemi nje force e cila eshte luftuar padrejtesisht se nuk kane dashur partite e tjera qe te kete forca te tjera, te kete zera te tjere dhe kane dashur te kene monopolin e jetes politike ne vend, gje e cila nuk eshte e drejte. Tani eksponente te Partise Socialiste thone qe kane bere gabim atehere me ndryshimet kushtetuese" tha Meta. Sipas tij opozita ka bere gabim atehere me ndryshimet kushtetuese, sepse nuk i kane dale llogarite sot.