Tiranë, zjarri shkrumbon 4 automjete, nuk ka të lënduar
TIRANE - Katër automjete u shkrumbuan tërësisht mesnatën e sotme nga një zjarr që ra në një pallat në rrugën ‘5 maji’ në Tiranë.
Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në bodrumin e pallatit, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shumica e banorëve të pallatit janë detyruar të dalin jashtë apartamenteve të tyre për shkak të pranisë së madhe të tymit.
Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)