Vrasja e biznesmenit Gentian Gashi 25 vete ne polici
Një ditë nga ekzekutimi me plumb në kokë të biznesmenit 35 vjecar Gentian Zguri, i cili më herët njihej me mbiemrin Gashi, policia dhe prokuroria e qytetit të Durrësit ende nuk kanë një autor apo një version zyrtar për arsyet e kësaj vrasje.
Sipas policise se Durrësit , në komisariat janë shoqëruar rreth 25 personat në cilësinë e dëshmitarit dhe burime te policise thoneë se ëshët rënë në gjurmët e autorit. Referuar jetës së mëparshme, ku 35 vjecari akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike në shtetin Italian, nga ana e policisë raportohet se hetimet janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera që kanë të bëjnë me aktivitetin e tij të përditshëm.
Për të zbardhur ngjarjen, prokuroria e Durrësit do ti kërkojë homologëve të tyre në Itali dërgimin e dosjes se plotë të aktivitetit të paligjshëm të 35 vjecarit si dhe personave të përfshirë në akuzë sëbashku me viktimën, me qëllim zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij penal, por edhe indentifikimin e të tejrë personave që mund të ketë lidhje me ekzekutimin e 35 vjecarit.
Nisur nga një ekzekutim i mirëmenduar, paraprakisht policia e Durrësit dyshon se vrasësi mund të jetë paguar nga persona të tjerë për të kryer ekzekutimin dhe se nuk mund të jetë banor i Durrësit.
Sipas policisë lokale të shumtë kane qenë personat që kanë dhënë për policinë jo vetëm skenën e krimit se si ka ndodhur ngjarja, por edhe të dhëna mbi vrasësin.
Sipas dëshmitarëve nga paraqitja autori ishte rreth 30 vjeç, rreth 1.75-1.80 metra i gjatë, i veshur me rroba të zeza dhe në kokë mbante një kapele.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë rreth orës 12.45 minuta, në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, vetëm disa metra larg Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave.
Viktima Gentian Zguri (Gashi) 35 vjeç, banor i qytetit të Tiranës ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është qëlluar me një plumb në kokë.