Ikja drejt shtigjeve të reja
10 dhjetori i vitit 2007 është caktuar si datë kur tre të derguarit e bashkësisë ndërkombëtare, të anagazhuar për të arrit një marrveshje për statusin e Kosovës, duhet t´i raportojnë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rezultatet e tyre në këtë mision, të cilin që tani mund ta kualifikojmë si ``Impossible mission`` (mision i pamundur) për arritjen e një marrveshje mes palëve. Rusët vetëm kanë paralajmëruar se kjo nuk do të jetë data e fundit dhe se procesi nuk do ta ketë fundin e shpesh deklaruar, pavarësi të mbikëqyrur. Anëtari rusë i treshesë për statusin e Kosovës në paraqitjen e tij të parë ka deklaruar se, i tërë procesi do të jetë brenda kornizave të Rezolutës 1244. Kjo është një deklaratë që paralajmëronë vështirësi në proces, por edhe mundësin e dështimit në gjetjen e një zgjidhje. Perëndimi, nëse nuk arrihet një marrveshje e re mes palëve. Paralajmëron si do ta fus në zbatim pakon e Ahtisarit, pala shqiptare nuk pranon asgjë me pak se ajo që është propozuar nga z. Ahtisari, ndërsa që serbë nuk ofrojnë asgjë me shumë se autonomi. Pra, kemi katër qendrime të ndryshme. Që mund të saktësojmë se cili do të triumfojë.
Kur çështja e statusit të Kosovës u zhvendos nga Këshilli i Sigurimit drejt Grupit të Kontaktit, kjo u kuptua si e drejt, edhe pse në fakt ishte vërejtja me serioze që iu bë procesit. Ishte një paralajmërim se nuk do të arrihet asgjë, se nuk do të ketë lehtësim në vendimmarrje, përkundërazi do të ketë komplikime, zvarritje dhe paçartësi edhe me të mëdha, për të mos thënë se kjo lëvizje ka qenë taktikë e diplomacisë ndërkombëtare për të fituar kohë në proces. Edhe pse u deklarua se ky veprim ishte shpetim i procesit nga dështimi, përshkak të kërcnimit rusë me Veto, me tëpër ka qenë një dorëzim i procesit diplomatik në duart e diplomatëve rusë. Animi drejt kësaj qasje ka qenë fitore e pastër e diplomacisë ruse, madje një fitore që mund të përseritet në muajt e ardhëshem. Ishte dorëzim para kokëfortësisë, presioneve dhe shantazheve ruse. Me këtë Rusia ka arrit që ta fus në grackë, jo vetëm palën shqiptare, po tërë bashkësinë ndërkombëtare, nga e cila grackë është me të vështirë të dalim, sesa ka qenë e vështirë për të hyrë.
Në fakt tani e gjithë bashkësia ndërkombëtare, jo vetëm shqiptarët, po kërcejnë nën tingujt e muzikës së kompozuar nga rusët, muzikë që po gjason në stilin ballkanike, mes tingujve moder të perëndimit dhe atyre oriental të lindjes. Kjo tregon qartë se jemi sa afër paqes aq larg një konflikti të ri ose idesë ruse, që ta shndërrojë çështjen e Kosovës në një çështje të ngjajëshme me atë palestineze apo në një konflikti të intenzitetit të ulët, por të vazhdueshëm, mes shqiptarëve dhe serbëve. Kjo gjendje do ta mbajë të destabilizuar rajonin dhe të gozhduar perëndimin, përkatësisht NATO-në, në këtë rajon, pa i dhenë mundësi të mendoj për afrim drejtë kufjve të Rusisë apo përfshirjen në krizat e tjera, që jo shumë larg do të mund të ndodhin rreth kufijve të vet Rusisë.
Për ta kuptuar se sa të pa informuar janë politikanët e Kosovës me funksionimin e të Drejtës Ndërkombëtare, për diplomatët ndërkombëtarë nuk mund të themi se nuk e kanë ditur, por mund të themi se na e kanë lëshuar edhe një herë, dhe sa mirë po e luajnë lojën ruse, janë deklaratat e tyre se, zhvendosja e çështjes së Kosovës në Grupin e Kontaktit do ta sjell përfundimisht zgjidhjen. Në fakt është e kundërta, kjo do ta komplikojë ose do ta keqorinetojë zgjidhjen. Disa politikanët të Kosovës madje e kanë kërkuar këtë me herët. U është plotësuar dëshira, çështja e statusit është tërheq nga Këshilli i Sigurimit, një dëshir që do të dalë se ka qenë e panevojshme, një hap diplomatikë i gabueshëm, jo i menduar mirë, i ngutshëm dhe sfidues për Kosovën dhe shtetet që e kanë përkrahur Kosovën në rrugën e saj. Pse?
Shihet se nuk është menduar fare, të paktën nga këshilltarët ligjorë të Grupit të Unitetit, se një vendim mund të shfuqizohet vetëm nga institucioni i cili e ka nxjerr atë vendim. Unë nuk e di dhe as që besoj se Rezolutën 1244 mund dhe ka komptenca ta shfuqizojë Grupi i Kontaktit, sepse ai në radhë të parë nuk e ka nxjerr këtë Rezolutë dhe as është mekanizim i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Grupi i Kontaktit është një mekanizëm ad hoc i krijuar nga disa shtete, që fare lehtë mund të shuhet. Është një Grup të cilit i është dhenë roli i mekanizmit lehtësues, këshillues apo një paradhome ad hoce të Këshillit të Sigurimit për Ballkanin, për ta ndihmuar dhe përgatitur një proces të caktura, në këtë rast statusin e Kosovës, para se të paraqitet në KS, në mënyrë që të mos humb kohë KS-ja me këtë çështje. Grupi i kontaktit mund të rekomandojë, por asesi të marr vendim për statusin e Kosovës.
Rekomandimi që do të dilte nga Grupi i Kontaktit mund të votohej në KS-së, vetëm nëse për këtë gjë do të pajtohej paraprakisht Rusia, por që përseri nuk do të ishte vendim përfundimtarë pa vulën e KS-së. Duke e ditur qëndrimin e Rusisë ende pa filluar procesi, atëherë kjo nuk është e mundur. Kjo do të thotë se pavarësisht çfarë do të ndodhë në Grupin e Kontaktit, çështja e statusit të Kosovës përseri do të duhet të kthehet në KS, ku do të kërkohet shfuqizimi i Rezolutës 1244, përkatësisht miratimi i një rezolute të re që do ta legjitimonte një gjendje të re. Qasja e tillë do të thotë përseri veprime të reja, përseri zvarritje, përseri kërcënime, bllokada, shantazhe dhe në fund përseri dështim dhe ikje e serishme nga kafazi i OKB-së, KS-ja, drejt shtigjeve të reja me të favorshme.
E keni vrejtë se sa të pa trembur në këtë proces po hynë rusët dhe serbët. Ata e dinë se nga do që të sillet çështja apo cfarë do që të jetë përfundimi i këtyre negociatave 120 ditëshe, për ta marr një legjitimitet të plotë ndërkombëtar procesi, ai duhet të kalojë nëpër sallën e KS-së, ku do të verifikohej përmes kartonëve tre ngjyrësh të anëtarëve të KS-së. Ata e dinë se një zgjidhje që pavarëson Kosovën nuk do të ndodhë në atë sallë, prandaj edhe nuk brengosen për rregullat ad hoc që vendos perëndimi për ta përfunduar këtë proces. Mos aprovimi i vendimit për statusin e Kosovës në KS do të thotë mbyllje e shumë dyerve drejtë anëtarësimit në organizatat ndërkombëtar, në radhë të parë të vetë OKB-së. Në një situatë të tillë është shumë e qartë se pas 120 ditëve procesi i statusit të Kosovës ka vetëm tri rrugë përpara.
E para, që Rusia të jap shenja se pajtohet apo i bashkohet një zgjidhje të rekomanduar nga shumica e shteteve të Grupit të Kontaktit për ta votuar atë rekomandim në KS të OKB-së. Gjasat që procesi të anoj drejtë kësaj zgjidhje janë të vogla. Nuk mund të besohet se pas gjithë kësaj loje politike të zhvilluar nga Rusia, ajo do të pajtohej në fund me pavarësinë e Kosovës, sipas pakos së Ahtisarit. Por, në anën tjetër as nuk është e besueshme se mund të gjendet një zgjidhje tjetër me pak se pakoja e Ahtisarit me të cilën do të pajtohej pala shçiptare në fund. Imponimi i një zgjidhje tjetër nuk mund të funksionojë, aq me pak kur shqiptarët do të jenë implemtuesit e asaj zgjidhje.
Rruga e dytë, është mbajtja dhe vazhdimi i status quos, qoftë me hatër dhe premtime apo përmes forcës, që nuk është e mundur asesi. Një pat potez i situatës së tanishme çfarë kemi nuk mund të vazhdojë për shumë arsye, që tani disa herë janë theksuar. Një mbajtje e staus quos së tanishme nuk do të ishte e rrezikshme vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe pasojat e një bllokade të tillë nuk do t´i bartin vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe popujt e shteteve në rajon, duke mbetur peng i situatës apo statusit të pazgjidhur të Kosovës.
Varianti i tretë, është shmangëja e KS-së dhe sprovës së vetos ruse, një veprim i ngjajëshem si në vitin 1999, ku do të merrej një vendimi pa pytur as OKB-në dhe as Rusinë. Kjo mund të jetë zgjidhja vetme e mundëshme, por jo pa pasoja. Në këtë rast Kosova do të shpallte pavarësinë, e cila do të duhej të njihej nga ShBA-ja dhe disa vende të BE-së, pavarësi që nuk do të njihej nga shumë shtete tjera, të cilat mund ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në shumë institucione ndërkombëtare. Kjo është një rrugë plotë sfida, e gjatë, një zgjidhje që do të mund të prodhonte zgjidhje. Kjo vetëm sa do të konfirmonte krekosjet ruse se perëndimi po u ikë institucioneve ndërkombëtare, si OKB-ja, kur dëshiron të marr një vendim. Kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për rusët që të veprojnë ngjajëshem në kriza të tjera, sidomos në shtet rreth saj. Po kështu do të mund të vepronin edhe shtet të tjera të fuqishme, gjë që do të shkatërrohej sistemi ndërkomëtar apo fuqia e mekanizmi me të rendësishëm dhe me multilateral të botës. OKB-së, edhe pse kjo organizatë ka nevojë për reform të thellë.
Ecja në këtë kahje e Kosovës mund të prodhonte zgjidhje të reja brenda vetë Kosovës. Do të mund të nxiste haptazi skenarët serbë për të shpallur shkëputjen e veriut, që përundimisht do ta ndante Kosovën. Një hap i tillë i ndërmarr nga serbët do të mund të ishte zingjiror në shtete e rajonit, sepse do t´í aktualizonte kërkesat e popujve tjerë për të lëvizur ngjashëm. Megjithatë, ky variant mund të mbetet si zgjidhja e vetme, për ta zhbllokuar gjendjen dhe çarë rrethin drejt të ardhmes, duke u mbështetur nga miqët që na kanë ndihmuar deri me tani. Në fund të fundit nuk ka alternativë tjetër dhe Kosova nuk mund të jetë edhe me tutje peng i interesave të dikujt, por as vendi ku mund të bëhen llogaritë e politikës së ardhëshme ndërkombëtare. Kosova është vend i vogël për llogari të medha, por nëse nuk dinë ta menagjojnë mund të shndërrohet në një problem të madhë ndërkombëtar.