E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gafa e radhës

Ditet e fundit na kujtuan edhe njehere qe pergjegjshmeria ne vendimmarrje dhe pozicioni ne shkallen e vendimmarrjes nuk eshte e thene te rriten se bashku. Na kujtuan gjithashtu qe gafat e vendimmarresve tane nuk perfunduan me shitjen e naftes ish-Jugosllavise nen embargo, por gjallojne dhe kane potencialin e demtimit, me nje te rene te lapsit, te nje aleance aktuale me nje partner ekonomik e strategjik dhe te nje aleance potenciale me nje tjeter shtet qe po behet nje aktor global ne tregun e energjise.

Behet fjale per “perlen” e fundit ne gjerdanin e instiktit te biznesit nderkombetar te administratoreve shqiptare; shitjen e (ose lejimin e shitjes se) armeve ndaj Armenise nga Ministria e Mbrojtjes (duke perdorur MEIKO si ndermjetes). Dhe dy shtetet qe u shkelim ne kallo per hir te ketij fitimi jane Turqia dhe Azerbajxhani. Shteti turk eshte partneri i trete me i rendesishem i Shqiperise ne ekonomi dhe investime, si dhe bashkenenshkrues i nje numri marreveshjesh ne fushat e mbrojtjes (pikerisht!), arsimit etj… Azerbajxhani, pranueshem, nuk eshte akoma ne harten e politikes sone te jashtme, por se fundi ka zene nje vend te rendesishem ne harten e tregjeve boterore te energjise. Me hapjen e naftesjellesit Baku-Ceyhan pritet qe te ardhurat e tyre nga eksportet e naftes te arrijne rreth 120 miliarde dollare ne 5 vitet e ardhshme. E thene ndryshe, 24 milarde ne vit. E thene ndryshe, rreth 3-fishi i prodhimit vjetor bruto te ekonomise shqiptare. Nje pjese e mire e te cilave do te investohen ne tregjet financiare rajonale e globale.

Marredhieniet e te dy shteteve te lartpermendura me Armenine jane te ftohta; ne rastin e Azerbajxhanit, thuajse te akullta. Turqia ka dekada qe kundershton (dhe kunderakuzon), edhe pse me sukses te kufizuar, perpjekjet e diaspores armene dhe Armenise per te etiketuar ngjarjet e viteve 1915-1917 si genocid. Parlamenti francez, nen presionin e diaspores armene ne France, (duke krijuar histori me shkopin magjik te politikes) miratoi nje ligj qe i pershkruan ngjarjet e lartpermendura si genocid dhe i ve turqit ne pozita te ngjashme me Gjermanine naziste. Turqit, nga ana e tyre, kane shpallur se jane gati te hapin arkivat ndaj hulumtuesve te paanshem nese Armenia ben te te njejten, kerkese kjo e pareciprokuar nga keta te fundit. Marredheniet aktuale jane kordiale, por te ftohta, dhe luhaten (si rregull, perkeqesohen) paralel me perpjekjet e diaspores armene per te shtyre te njejtin ligj ne parlamente te ndryshme europiane.

Azerbajxhani, nga ana tjeter, ka qene ngerthyer ne nje konflikt rreth 6-vjecar me Armenine mbi rajonin e Nagorni-Karabakh (me shumice etnike armene), ne perfundim te te cilit trupat armene kontrollonin 14% te territorit te Azerbajxhanit, gje qe rezultoi ne shpernguljen e rreth 600.000 azereve nga shtepite e tyre. Udheheqesit perkates u takuan per here te pare qe nga perfundimi i luftes ne 2004, por gjendja mes dy vendeve mbetet e ndere.

Rrjedhimisht, autoritetet turke nuk lejuan kalimin e armeve ne fjale nga territori i tyre, ndersa deklarata e Ministrise se Puneve te Jashtme te Azerbajxhanit nuk linte vend per ekuivoke, “shitja e armeve Armenise eshte nje akt lufte ndaj Azerbajxhanit”.

Pra, “zelli” i Ministrise se Mbrojtes per tregti nderkombetare i hyri si pyke marredhenieve tona me Turqine e Azerbajxhanin. Per vendimmarresit tane fitimi i momentit eshte me i rendesishem se qindra milionat ne tregti e investime ekzistente dhe potenciale. Dhe justifikimi i radhes eshte: “Armenia nuk eshte ne listen e vendeve nen embargo”. Qesharake. Gjykimi yne mbi politiken rajonale nuk bazohet mbi historine e rishte te marredhenieve midis shteteve, por mbi nje liste. E thene ndryshe, ne nuk dime se c’ndodh ne rajonin fqinj te Detit te Zi dhe Kaukazit, nuk jemi ne dijeni te konflikteve dhe zhvillimeve te dy dekadave te fundit atje, nuk mund te analizojme balancat delikate te krijuara si rezultat i ketyre zhvillimeve dhe te hartojme politika ne perputhje me perparesite tona strategjike, por dime te lexojme nje liste te vendeve ne konflikt e siper. Per pleshtin e 60 konteinereve me arme djegim jorganin e aleancave afatgjata. Kjo mund te mos jete gafe e kalibrit te shitjes se naftes ish-Jugosllavise ne embargo (ajo ishte kriminale), po dhe shume larg nuk eshte.

Gjene mire, sipas Agjencise Azere te Shypit (APA), kryediplomatet e te dy vendeve paten nje bashkebisedim ku Basha siguroi Mammadyarov se Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise nuk e kishte autorizuar MEIKO ti shiste arme Armenise. Qe nga ana tjeter reflekton nje mungese te theksuar koordinimi midis Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrise se Puneve te Jashtme ne ceshtje delikate si tregtia nderkombetare e armatimeve.
Bir Selman i nenes, c’te te qaj me pare...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›