Kosova viktimë e paramenduar e diplomacisë ruse
Rrallë herë në histori janë bërë përpjekje kaq të sinqerta dhe të forta nga liderët e bashkësisë ndërkombëtare respektivishte SHBA-BE për të rregulluar një marrëveshje kompromisi gjatë gjithë periudhës së paraluftës dhe pasluftës në Kosovës dhe Ballkan. Mirëpo përpjekjet për të vendosur statusin e Kosovës dhe paqen në Ballkan dështuan, sepse në Evropë dhe Ballkan si dhe Rusi ka ende udhëheqës të tillë që nuk duan suksesin e këtyre bisedimeve dhe që i janë kushtuar shkatërrimit të rregullit ekzistues ndërkombëtar.
Kohëve të fundit politika ruse sajoi një skemë që jo vetëm kërcënonte paqen në Ballkan dhe Europë por e hartuar në mënyrë të hapur për të provokuar një luftë të përgjithshme europiane duke e përdorë cështjen e Kosovës si vegël. Ndërkaq në sferën e diplomacisë dhe rendit të ri ndërkombëtar shteti rus ka shpërndarë një atmosferë trullosëse diplomatike duke i bërë shumë idealistë në disa shtete të Evropës të thithin këtë atmosferë trullosëse ashtu që cështja e statusit të Kosovës të komplikohet dhe të mbetet vatër e pa paqësuar dhe e pazgjidhur në gadishullin ballkanik.
Kosova si problem në rajon hodhi në pah kompleksitetin dhe interesat e të tjerëve ashtu që nga ky problem politika ruse dhe serbe të blej dhe të matë forcat dhe starategjinë e saj demoniake të interesit të mbushura me rrezik ndaj paqes së përgjithshme në Ballkan dhe Europë.
Gjithashtu Rusia me anë të kësaj cështjeje dëshiron që ta përgatisë sulmin e furishëm diplomatik kundër paqes në Europë dhe të bëjë komplotin më të papërgjegjshëm në historinë e diplomacisë dhe politikës botërore , dhe kjo ide komplotiste vë në pah një absurditet ëndrrimtar dhe të rezikshëm që quhet stalinizëm rusë. Ndërsa të gjitha kërkesat për ta ndalur pavarësimin e Kosovës si dhe për ta prolonguar atë në pakufij ashtu edhe për ta prishur stablitetin dhe zhvillimin e demokracië tek shtetet në zhvillim e sipër si dhe për ta lëkundur unitetin dhe paqen në evropë, kanë bërë që të zbulohen se nga e kanë prejardhjen këto startegji demoniake ,ato sic shihet nuk mund të vijnë nga asgjë tjetër përvec se nga “gjirizet ruso- serbe” kjo po shihet në rrafshin ndërkombëtare të lëvizjeve dhe dilemave të mëdha botërore.Prandaj në këtë mënyrë politika dhe diplomacia Rusie po e thyen rregullin ekzistues ndërkombëta duke bërë një luftë të pavlerë dhe të paarsyeshme diplomatike në emër të interesave ekonomike dhe strategjike të saj në rajonin e ballkanit dhe europës dhe në këtë kontekst ajo po e përdor cështjen e statusit të Kosovës për t’i arritur këto ambicie demoniake.
Nga kjo mund të themi se bashkësia ndërkombëtare duhet të veproj me përgjegjshmëri dhe e bashkuar që ta eleminoj aftësinë demoniake të rusisë për të përfaqësuar një kërcënim ndaj shteteve europiane dhe duhet ta ndalë zgjerimin e intersit rus në rajonin e Ballkanit dheEuropës.
Të gjithë e dimë nga historia se frikë nga rusia nuk duhet pasur sepse historikisht ajo ishte e dobët dhe e mvarur nga të tjerët pamarrëparsysh zhvillimit që ka kohëve të fundit, ajo prapseprapë qëndronë në të njejtën linjë të varëfrisë negative dhe ekonomike.Bashkësia ndërkombëtare respektivishte SHBA dhe BE duhet të përgaditet që të filloj një kryqëzatë , e kjo kryqëzat të jetë diplomatike dhe ekonomike e jo luftarake kundër Rusisë ashtu që ajo të bie para aktit të kryer dhe të pranoj nënshtrimin e të heqë dorë prej interesave demoniake dhe të paarsyeshme në botë.
Ndërkaq në anën tjetër procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës po mbahet i lokalizuar nëpërmjetë diplomacisë personale dhe ku paqja dhe statuskoja po restaurohen nëpërmjet bisedimeve dhe ky lokalizim diplomatic vjen nga rusia dhe shtete europiane që janë moralisht të dështuara dhe gjeopolitikishtë të lidhura me idet staliniste.
Mbajtja e cështjes së Kosovës e lokalizuar në rrafshinë diplomacisë jo burimore dhe personale e bënë akoma më të rëndë paqenë e brishtë dhe statuskuon e paqëndrueshme ,kështu që mënyra e këtyre negociatave120 ditëshe është e panevojshme dhe e pavlerë,është panevojshme meqë idet e palëve janë diametralishte të kundërta, kështu që asgjë që nuk mund të arrihej nuk arrihet dot –pajtimi i palës serbe për realitetin e pavarësimit të Kosovës është vështirë të ndodhë , është e pavlerë sepse nuk do mund ta ndalet pavarësimi i Kosovës , sepse edhe e tërë bota po të jetë kundër vullnetit të popullit të Kosovë, sepse ky vullnet është më i madhë se dëshirat dhe interesat e të tjerëve.Dhe krejt në fund këto negociata fatkeqe që janë duke u përgaditur janë pasojë e ndërhyrjes së politikës ruse dhe frikës së saj ,ishte pikërishtë frika se mos po e përdorë veton rusia në KS të OKB-së, që e hodhi cështjen e Kosovës në krahët e politikës dhe diplomacisë ruse dhe e nxorri jashtë OKB-së,mirëpo është po kjo frikë që do ta këthejë cështjen e statusit të Kosovës prapë te bashkësia ndërkombëtare respektivishtë në duar të SHBA, BE dhe OKB-së, sepse nuk besoj se bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta shohë një mbarim të pamëshirshëm në lidhje me cështjen e Kosovës gjithashtu nuk dëshiron që Kosova të jetë viktim e paramenduar e politikës dhe diplomacisë ruse e cila ka interesin dhe strategjinë të fitoj në terrenin e botës demokratike.