E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikja e Tavos bllokohen zgjedhjet e PS-se ne Gjirokaster

Shtyhen zgjedhjet e brendshme pengesa mosmarreveshjet mes Rames dhe deputeteve te qarkut te Gjirokastres

Largimi i deputetit te PS-se Vangjel Tavo ka bllokuar zgjedhjet e brendshme ne degen e Gjirokastres. Burime brenda PS-se bene te ditur se shkak per kete eshte bere debati qe ka lindur brenda deges lokale te PS-se ne jug te vendit. Kjo ka sjelle edhe mosmarreveshjet mes kryetarit aktual Edi Rama dhe drejtuesve lokale ne kete dege. Konkretisht flitet per mosmarreveshje mes kryetarit te Bashkise se Gjirokastres dhe deputeteve te ketij qarku. Nga tre deputete qe mundi te marre PS-ja ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te vitit te kaluar aktualisht kane mbetur vetem dy pasi njeri prej tyre Vangjel Tavo eshte larguar nga kjo parti per shkak te mungeses se demokracise se brendshme. Por ikja e tij nuk ka demtuar vetem PS-ne ne qender por edhe ne baze gje qe po pengon zgjedhjet e reja ne degen e PS-se se Gjirokastres. PS-ja eshte ne proces reformimi pas humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit te 2009-s por ende nuk ka mundur te zgjedhe strukturat e reja te saj ne nje prej qarqeve me te rendesishme te vendit ate te Gjirokastres. Gjate ketyre zgjedhjeve kryetari socialist Edi Rama u perball me kundershtite e bazes ne shume qytete te vendit duke i kerkuar madje edhe largimin nga partia per shkak te mosardhjes ne pushtet. Debatet e brendshme ne parti u bene edhe me te pranishme kur baza kerkoi ne takime te ndryshme njohjen e rezultatit te zgjedhjeve dhe heqjen dore nga bojkoti i gjate i Parlamentit apo dalja ne rruge per rrezimin e qeverise. Ne nje situate te tille kreu socialist Edi Rama nderpreu zgjedhjet brenda partise madje ato u shtyne edhe ne Shkoder ku debatet mes qendres dhe bazes ishin shume here me te ashpra mes tyre per shkak te qendrimeve bojkotuese te z. Rama. Por ne nje kohe kur edhe Gjirokastra duhej te kishte zgjedhur drejtuesit e rinj te saj duket se ato do te shtyhen per nje afat tjeter te pacaktuar. Kjo shtyrje vjen nga frika e debateve qe kane lindur ne degen lokale pas ikjes se deputetit Vangjel Tavo. Kjo ka sjelle nje ngerc ne strukturat e PS-se atje gje qe po shoqerohet me debate dhe polemika mes socialisteve ku nje pjese e tyre mbeshtet vendimin e Tavos per largimin nga Partia Socialiste dhe argumentet e tij se ne kete parti vendos vetem kryetari dhe vendimmarrja eshte vetem e atij.

Gross E turpshme qe PS hyn dhe del nga Kuvendi

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Evropian ne Keshillin e Evropes Andres Gross e ka konsideruar pjesemarrjen joaktive ne Kuvend te opozites si dicka te turpshme. Sipas tij rikthimi i socialisteve ne Kuvend ishte nje gje shume e mire por nga ana tjeter nenvizon ai fakti se PS-ja hyn e del nga institucioni me i larte legjislativ eshte i turpshem. Komiteti Presidencial i Keshillit te Evropes ka nisur negociatat ne Shqiperi me dy partite politike ne seline e Presidentit te Republikes. Ky keshill ka propozuar hapjen e pjesshme te kutive te votimit. Ky propozim eshte bere i ditur nga Andres Gross i cili eshte anetar i Komitetit Presidencial te ardhur ne Tirane per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Keshtu deklarata e z. Gross i cili per me teper eshte edhe kryetar i Grupit Parlamentar Socialist vjen si kritike e radhes ndaj Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Edi Rama. Ka disa kohe qe opozita i eshte rikthyer Parlamentit por ky rikthim nuk ka qene aspak pozitiv pasi pjesemarrja e saj ne votimin e ligjeve mjaft te rendesishme per vendin ka munguar. Rasti me i fundit i mungeses se votes ka qene ligji i shumediskutuar i Gjykates Administrative. Kritikat per mosvotimin e ketij ligji kane qene te shumta sidomos ato te ardhura nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pjesemarrja e kushtezuar ne Kuvend e Partise Socialiste do te vazhdoje pasi edhe mbledhja e fundit e grupit parlamentar socialist ka vendosur qe vetem te diskutohet dhe jo te votohet ne seancen e sotme ne Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›