E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja qe zbulon pasurite e gjyqtareve

KLD Spahiu Hetim edhe per udhetimet jashte shtetit. ILDKP Llalla Kontrolli pas dyshimeve te ngritura nga qytetaret.

Pasurite e gjyqtareve tashme do te kalojne ne nje hetim te hollesishem per te evidentuar cdo konflikt te mundshem interesi apo problematike ne venien e pasurise se tyre. Kjo gje do te behet nga nje grup i posacem pune i ngritur fale bashkepunimit te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Keshillit te Larte te Drejtesise. Keto dy institucione kane nenshkruar dje marreveshjen e bashkepunimit. Kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla tha me kete rast se grupi i perbashket hetimor vjen si domosdoshmeri per shkak te informacioneve te mberritura ne rruge te ndryshme per pasurite e paligjshme te gjyqtareve.

Bashkepunimi

Kjo marreveshje bashkepunimi ka marre shkas nga informacionet e shumta qe vijne ne institucionin tone ashtu dhe ne KLD lidhur me dyshimet qe qytetaret e ndryshem kane mbi pasurite e gjyqtareve keto te fshehura ne menyra te ndryshme. Kjo solli nevojen qe dy institucionet te koordinojne punen te shkembejne informacion me qellim verifikimin e vertetesise se ketyre te dhenave - tha Llalla kryeinspektor i ILDKP-se. KLD ka vene ne dispozicion te inspektoratit dokumentacionin per 345 gjyqtare ne te gjithe vendin. Kemi hartuar nje plan inspektimesh diskrete dhe konfidenciale pasi nuk do te kishin vlere nese ne do te komplikonim hapat qe do te hedhim. Mjafton tju permend njeren prej tyre duke ruajtur disi konfidencialitetin per te tjerat. Qe nga ky moment ne kemi hedhur disa hapa te pare per te vene ne dispozicion te gjitha hyrje-daljet ne pikat kufitare te udhetimeve te gjyqtareve jashte Shqiperise gje te cilen ne nepermjet deklarimeve nuk mund ta konstatojme - tha Kreshnik Spahiu nenkryetar i KLD-se.

Ne baze te deklarates se perbashket te firmosur dje nga Llalla dhe Spahiu Keshilli i Larte i Drejtesise ne zbatim te kompetencave te tij merr persiper te vendose ne dispozicion te grupit te punes cdo informacion per verifikim te zgjeruar dhe te thelluar te interesave private per te cilet Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur aktualisht kontrollin e plote. Ndersa ILDKP nga ana tjeter merr persiper te vere ne dispozicion te KLD informacione per raste te mundshme te konfliktit te interesit gjate procesit te vendimmarrjes nga ana e gjyqtareve. Njesia e perbashket do te kete si objekt te veprimtarise se saj verifikimin e pasurive te luajtshme e te paluajtshme si edhe te cdo interesi tjeter privat te gjyqtareve dhe te familjareve te tyre qe mund te perbeje shkak per renien ne konflikt interesi. Inspektorati i Larte pak dite me pare ka nisur kontrollin e plote per nje numer te madh gjyqtaresh te te gjitha niveleve gje e cila nxiti edhe krijimin e grupit te perbashket te punes me qellim bashkerendimin dhe koordinimin ndermjet dy institucioneve per te derguar para drejtesise cilindo gjyqtar qe krijon pasuri ne menyre te paligjshme per shkak te funksionit te tij. Po ashtu KLD dhe ILDKP kane ne dispozicion nje baze te rendesishme te dhenash te dyshimta per pasurite e gjyqtareve te mberritura kryesisht nga qytetare ne telefonin pa pagese te Inspektoratit te Larte 0800-9999 ne adresen elektronike unedenoncojhidaa.gov.al ne media ose edhe nepermjet formave te tjera te komunikimit te cilat sherbejne si pikenisje per aktivitetin e grupit te perbashket punes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›