Buxheti 2011 Berisha 500 milione USD per 2000 km rruge te reja

Buxheti i perqendruar tek rruget turizmi vendparkimet arsimi rritja e rrogave dhe pensioneve perfundimi i varferise ekstreme projektet ne bujqesi dhe mbeshtetja per problematiken e udherrefyesit te vizave
Qeveria do te ndaje 500 milione dollare nga buxheti i shtetit per ndertimin e 2000 km rruge te reja qe do te lidhin 91 komuna me akset kombetare. Rruget turizmi mbeshtetja e fuqishme e problematikes se udherrefyesit te vizave vendparkimet arsimi rritja e rrogave dhe pensioneve perfundimi i varferise ekstreme projektet e medha ne bujqesi do te jene shtyllat kryesore per projektbuxhetin e vitit 2011. Kryeministri Sali Berisha konfirmoi dje ne mbledhjen e qeverise se buxheti i vitit te ardhshem do te perqendrohet tek investimet ne infrastrukture. Berisha shprehu shqetesimin se keto komuna jane ende te palidhura me akset kombetare te asfaltuara ndersa shtoi se ne vazhdim prioritet i buxhetit te qeverise do te jete infrastruktura rrugore. Kryeministri vuri ne dukje se deri ne fund te mandatit qeveria e tij do te beje perpjekje qe te shkurtoje sa me shume rrugen qe duhet ndjekur nga cdo cep i vendit ne drejtim te kryeqytetit. 91 komuna ne vend jane akoma te palidhura me rruge te asfaltuar me akset kombetare. Keto kerkojne te ndertohen se paku 2 mije kilometra rruge por nuk jane vetem keto 2 mije kilometra sepse thellesisht dhe shume te kushtueshme jane Aksi i Jugut rruga Tirane - Elbasan perfundimi i Rruges se Arbrit. Duhet tju informoj se nga investimet 500 milione dollare do tu kushtohen rrugeve. Kerkoj qe buxheti te marre parasysh realitetin e madh te turizmit. Ne po perfundojme brenda ketij viti gjithe infrastrukturen nga Velipoja ne Ksamil - tha Berisha. Kryeministri gjithashtu deklaroi se qeveria do te vazhdoje me politiken e rritjes se pagave dhe pensioneve. Perparesia e dyte jane rrogat dhe pensionet qe ne do ti vazhdojme ti rrisim - u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha gjithashtu premtoi nderhyrje ne skemen financiare te varferise duke u shprehur se ne fund te vitit 2011 nuk do te kete asnje qytetar me te ardhura me te vogla se 1.25 dollare ne dite. Berisha premtoi edhe skema te zgjeruara te subvencionit. Kryeministri Berisha u ndal ne disa nga shtyllat me kryesore ku duhet te perqendrohet projektbuxheti i vitit 2011. Duke renditur prioritetet Kryeministri Berisha theksoi se do te behen te gjitha perpjekjet qe kete vit buxheti tu adresohet direkt qytetareve ne menyre qe ata ta ndiejne ate me rritjen e rrogave dhe pensioneve me rruget e reja me pastertine me furnizimin me uje etj. Nje nga shtyllat me kryesore ku do te perqendrohet projektbuxheti i vitit 2011 - u shpreh Kryeministri - eshte projekti i ndertimit te rrugeve per te cilin do te investohen 500 milione dollare. Me kete investim do te garantohet se ne fund te ketij mandati cdo qytetar shqiptar do te mberrije ne kryeqytetin e tij per nje kohe 2 here me te shkurter dhe se do te krijohen e perdoren vlera te medha. Kryeministri theksoi se projektbuxheti i vitit 2011 do te mbeshtese fuqishem edhe te gjithe problematiken e udherrefyesit te vizave qe do ti sherbeje lartesimit sigurise dhe modernizimit gjithnje e me te madh te vendit. Nje tjeter fushe shume e rendesishme qe duhet te mbeshtetet nga ky projektbuxhet eshte edhe turizmi. Kryeministri Berisha u shpreh se fondet qe do tu adresohen njesive te qeverive vendore do te jene para se gjithash dhe mbi te gjitha per problemet e lidhura me turizmin ku ceshtje kryesore eshte pastrimi. Kryeministri kerkoi nga ministri i Turizmit dhe ministri i Mjedisit qe te paraqesin kuadrin me te pershtatshem lidhur me pastrimin e bregdetit. Gjithashtu Kryeministri Berisha kerkoi qe grandet qe qeveria i akordon pushtetit lokal te perdoren per nevojat jetike te qytetareve ndersa solli shembullin e mospageses nga pushteti lokal te energjise elektrike te konsumuar ne ujesjelles. Kryeministri Berisha kerkoi qe ne kete projektbuxhet te parashikohen investime per vendparkime me qellim zgjidhjen e ketij problemi vecanerisht ne Tirane dhe Gjirokaster. Kryeministri u shpreh se ne keto 12 vite ne Tirane nuk eshte ndertuar asnje vendparkim cfare ka sjelle kaos ne trafik. Gjithashtu Kryeministri Berisha kerkoi qe edhe ceshtja e parkimit ne Gjirokaster te merret si perparesi madhore duke theksuar se ndertimi i vendparkimeve do te krijoje mundesine mundur qe ne disa nga ndertesat tradicionale te ketij qyteti ne zonen muzeale te vendosen institucionet zyrtare. Ne fushen e arsimit Kryeministri Berisha kerkoi qe perparesi kete vit te kene kopshtet duke synuar qe nga 64 per qind qe eshte shifra e femijeve te moshes se kopshteve qe i frekuentojne ato te arrihet ne afer 96 - 98 per qind. Nje tjeter shtylle kryesore ku do te perqendrohet ky projektbuxhet eshte edhe rritja e rrogave dhe pensioneve. Me tej Kryeministri Berisha u ndal ne perfundimin kete vit te studimit te varferise ekstreme ku theksoi se ne Shqiperi ne fund te vitit 2011 nuk do te kete qytetar ne varferi ekstreme nuk do te kete qytetar me te ardhura ditore nen 1.25 dollare. Ne fushen e bujqesise Kryeministri Berisha u shpreh se do te mbeshteten projekte te medha ku do te perfshihen ne subvencione kultivimi i arrave geshtenjave bajameve lajthive shegeve si dhe rritja e bleteve. Kryeministri u shpreh se eshte shume e rendesishme qe te nxitet cdo gje qe rrit te ardhurat per fermerin shqiptar. Ne fund te fjales se tij Kryeministri theksoi se ne nje jave afat buxheti me i madh ne historine e ketij vendi duhet te rimodelohet duke u bazuar mbi keto shtylla kryesore.
Berisha Rama fajtor i trafikut nuk ndertoi asnje parking
Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kryebashkiakun Edi Rama se eshte pergjegjesi kryesor per gjendjen e renduar te trafikut rrugor ne Tirane. Sipas Berishes Rama u perpoq tua hidhte fajin qytetareve por ne fakt eshte ai fajtori i vertete pasi nuk ka ngritur asnje parking. Kryeministri ne mbledhjen e djeshme te qeverise premtoi se qeveria do te kontribuoje per ngritjen e vendqendrimeve te makinave jo vetem ne kryeqytet.
Gjeja me e paimagjinueshme eshte qe nje kryeqytet me 800 mije banore te mos kete qofte dhe nje parking te vetem. Zoteria e tij ka 12 vjet ne Tirane dhe ska ndertuar nje parking nga fondet me partneritet apo si te doje por dhe toke publike mund te gjejme dhe ne parkingje do ndertojme. Do te ndihmohet per te ndertuar me urgjence nje parking - deklaroi z. Berisha. Ai siguroi me tej Do te merremi ne menyre te posacme me ceshtjen e parkimit. Atyre u ka ngelur ora i trajtojne qytetet njelloj si para veturave. Kudo nuk mund ta leme ne ne dore te pergjegjshmerise apo papergjegjshmerise. Tani doli u tha qytetareve e keni ju fajin nuk ka rruge.
Berisha ne Lunxheri peruron 120 milione leke investime
Turin e perurimeve ne jug te vendit Kryeministri Sali Berisha e mbylli ne komunen e Lunxherise ku peruroi rikonstruksionin e rrugesValare - Erind me vlere 98 milione leke dhe gjatesi 11 km si dhe rrugen Valare - Dhoksat me vlere 26 milione leke dhe gjatesi rreth 4. 5 km. Krahas perurimit te ketyre dy investimeve Kryeministri Berisha u premtoi banoreve te zones ndertimin e rrugeve te fshatit Nokove Karjan dhe Kakoze si dhe rikonstruksionin e qendres se Valarese. Kryeministri inspektoi edhe punimet e rruges Erind - Cajup nje investim prej 272 milione lekesh e cila perfundon pranveren e ardhshme. Kryeministri tha se qeveria eshte e gatshme te financoje cdo projekt qe do te paraqitet nga pushteti vendor per rikonstruksionin e rrugeve te cdo fshati te komunes Lunxheri qe te cojne si drejt rrugeve nacionale por edhe drejt maleve sic eshte Rruga e Cajupit e cila eshte drejt perfundimit te saj. Kryeministri tha Qeveria po punon qe te inkurajoje turizmin malor ndaj po ecim drejt Majes se Cajupit dhe maleve te tjera te cilat ofrojne pamje te mrekullueshme per tu vizituar vecanerisht ne dimer dhe mund te shnderrohen ne resurset turistike skijoje nga me te bukurat. Duke u ndalur tek vendimi i Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave Kryeministri tha se ky vendim eshte i nje rendesie te madhe per kombin shqiptar vendim te cilin tha Kryeministri shqiptaret do ta presin dhe respektojne me dinjitet. Gjithashtu Kryeministri ka inkurajuar te gjithe fermeret te kultivojne sa me shume dru frutore si geshtenja arra shega lajthia e bajamja pasi qeveria do te beje subvencionimin e tyre per cdo rrenje te mbjelle ashtu sic po ben me ullinjte.