Ikni më 2015

Pikërisht në kohën kur po diskutohet përmbyllja e Zyrës së ICO’s, e cila ka mbikëqyrur përmbushjen e Pakos së Ahtisaarit, Qeveria e Kosovës po ia shkruan fundin edhe EULEX’it.
Propozimin për largimin e Misionit për Sundimin e Ligjit e ka elaboruar Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi para evropianëve, duke kërkuar që ky mision të përmbyllë mandatin efektivisht në fund të vitit 2015.
Këtë kërkesë Kuçi e ka bërë të mërkurën në Bruksel, ku ka shpalosur një strategji dhe fazat që çojnë në përmbylljen dhe largimin e këtij misioni nga Kosova.
Kjo ka ndodhur po ashtu në kohën kur Brukseli ka vendosur ta ristrukturojë EULEX’in, siç thonë zyrtarët evropianë, me qëllim të funksionimit më të mirë.
Në fakt institucionet e vendit konsiderojnë se EULEX’i nuk është i nevojshëm këtu më shumë se deri në vitin 2014, por qëndrimi i tyre është së ky mision mund të vazhdojë punën për çështjen e krimeve të luftës dhe për veriun deri në fund të vitit 2015. Kuçi ka deklaruar në Bruksel se pas kësaj periudhe, kosovarët e duan vendin e tyre pa EULEX.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...