Nikolic nuk e njeh Kosovën as me çmimin e anëtarësimit të Serbisë në BE

Kryetari i ri i Serbisë Tomislav Nikolic tha mbrëmë për televizionin e Malit të Zi se nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, ”madje as me çmimin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”.
Tomislav Nikolic ka marr dje detyrën e kryetarit të Serbisë dhe ka dhënë betimin para përbërjes së re të Parlamentit, duke filluar kështu mandatin e tij pesëvjeçar.
Pas betimit, Nikoliq tha se do të luftojë për Serbinë e cila do të jetë anëtare e barabartë në BE dhe e cila kurrë nuk do të heq dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial i “Kosovës dhe Metohisë së vet”.