Ikonografia e parë krishtere?

Urna e zbuluar rishtazi mban një mbishkrim në greqisht, që i bën thirrje Zotit që të “ringjallë” dikë.
Kjo thirrje po interpretohet si një referencë hershme për ringjalljen biblike të Krishtit.
Një tjetër gurë gëlqeror duket se tregon pamjen e gdhendur të një peshku, dhe kjo mund të jetë një referencë për profetin biblik Jonah. Ky zbulim do të mund të rezultojë si referenca e parë historike e ringjalljes e para shekullit të dytë.
"Nëse dikush deri më tani do të pohonte se ka gjetur çfarëdo deklarate ose imazh për ringjalljen e Jonah në një varrë çifut të kësaj periudhe, unë do ta kisha quajtur gjë të pamundur”, deklaroi studiuesi nga Universiteti i Karolinës Veriore, James Tabor.
“Ekipin tonë fillimisht e kaploi një lloj ekstaze mosbesimi, mirëpo qartazi që dëshmia ndodhej para syve tanë, kështu që u detyruam t’i rishqyrtojmë supozimet tona fillestare”, përfundoi ai.